HITHRAT

Nga Blerta Kryeziu – Kimiste

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve për shkak të efekteve të saj pozitivë në shërimin e disa sëmundjeve ndërsa në mjekësinë moderne këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.

Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave.

Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit që është aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.

Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë.

Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Përfitimet e hithrës:

  • Tonik për femrat veçanërisht për gratë e reja në fillim të menstruacioneve dhe gratë më të vjetra në menopauzë.
  • Mund të ndihmojë trupin në detoksifikimin e kimikateve dhe metaleve të rënda. Ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit, dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rëndë menstruale tek gratë.
    Stimulimi i hithrës i ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes.
  • Diuretik, rritës i sekretimit të acidit të urinës ndërsa në të njëjtën kohë forcon rezistencën e shkuarjes në banjo gjatë natës, pra ndihmon për problemet e rrugëve urinare.
  • Steroli, një përbërës që zvogëlon aktivitetin e DHT i cili eshte një lloj testosteroni që shkakton zgjerimin e prostatës.
  • Ka kapacitet anti-inflamator që vepron për të ndihmuar shumë nga simptomat që lidhen me artritin.
  • Pasuria me mineralet bor dhe silic ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjet e osteoartritit. Gjethet mund të bëhen një forme paste dhe te vihen direkt në zonat e dhimbshme të lëkurës për kushte të tilla si artrit.
  • Në të gjenden cilësi si Anti-hemorragjik për gjakderdhje të brendshme, si dhe gërvishtjet dhe plagët.
  • Përmban antihistamine natyrore. E mirë për temperaturën dhe alergjitë./Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •