LULELAKRA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Lulelakra, ashtu si edhe brokoli apo lakra e Brukselit është e pasur me elementë tepër të rëndësishëme. Është shumë e pasur me vitaminën A, vitaminën C, kalium, magnez, fosfor, hekur, folate, luteinë (mbron sytë) e madje edhe kalcium, etj

Kur mund ta konsumojë një bebe?

Sikurse edhe brokoli, lulelakra nuk është e duhura për të qënë ndër perimet e para që konsumon fëmija, pasi mund të shkaktojë gazra por edhe mund të jetë e vështirë për t’u tretur. Duke qënë kështu këshillohet të fillohet nga muaji 8 dhe jo më herët.

Cilat janë vlerat ushqyese të lulelakrës?

Një filxhan me lulelakër të gatuar përmban 28 kalori. Në të gjenden 2 gramë proteina dhe 12 përqind të dozës ditore të fibrës.
•Lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C. Në një racion të vetëm, do të mund të plotësoni të gjithë dozën e nevojshme ditore.
•Vitamina K është e domosdoshme për një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta.
•Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë gjithashtu të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjakë të shëndetshëm.

Lulelakra nuk përmban aspak yndyrna dhe sodium.

Cilat vitamina i përmban lulelakra?

Lulelakra përmban këto vitamina:
B1 (thiamine),
B2 (ribaflavin),
B3 (niacin),
B5 (pantothenic acid),
B6 (pyridoxine) dhe
B9 (folic acid),
Gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale.
Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C.
Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave.
Lulelakra përmban përberës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •