Çfarë ndodhë gjatë ri-vlimit të ujit?

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë me ujin e vluar nëse e ri-vlojmë?

Uji i zakonshëm përmban gazra të tretshëm dhe kur vlohet ndryshohet kimia e ujit dhe këta përbërës bëhet të paqëndrueshëm. Pas 10 minuta vlimi është i sigurt të pihet uji.
Kur vlojmë ujin në një ibrik (gjygym çaji ) dhe shpesh na ndodh që të harrojmë, thjesht për shkak se habitemi apo jemi në mes të diçkaje uji i sapo vluar ftohet përsëri.

Nëse e vloni ujin e njëjtë çfarë ndodhë?

Kur ri-vlohet uji rriten gjasat që të lirohen disa kimikale të padëshirueshme që gjenden në ujë. Mineralet e shëndetshme mund të bëhen shumë të dëmshme, veçanërisht kur konsumohen në sasi të mëdha.
Apo edhe tjetra, nëse pini çaj të zi dhe ibrikin e lini vazhdimisht në zjarrë uji kalon po në të njejtën gjendje. E mira e kësaj do të ishte që të zieni nga pak ujë dhe sapo të ju mbarojë sasia ta zieni tjetrin.
Substancat toksike shpesh janë arseni, nitratet dhe fluori.

Arseni

Varësisht nga niveli, ekspozimi ndaj arsenit mund të ju vë në rrezik të helmimit nga arseni, që mund të vie deri tek kanceri nëse perdoret për një kohë të gjatë dhe sasi të madhe.

Nitratet

Nitratet janë gjithandej në tokë por më së shumti gjenden në dhe, ujë dhe ajër. Por përdorimi i nitratit nga ekspozimi ndaj nxehtësive të larta sikur vlimi i ujit e transformon nitratin në nitrosamine që janë të dëmshme dhe kancerogjene.

Fluori

Nëse merrni tepër fluor, mund të përjetoni probleme neurologjike tek fëmijët dhe kështu ulë IQ-n e tyre.