Shtatori po vjen,prinder KUJDES!!

Nga Kaqusha Starabaja Ramadani – Fizioterapeute

Para nisjes për në shkollë prindërit ballafaqohen me dilemën se çfarë çante duhet të ketë fëmija i tyre, sa të peshojë që mos ta shtrembëroje boshtin kurrizor. Çanta e shkollës nuk duhet të jetë shumë e madhe, gjegjësisht të mos përfshije më shumës e dy të tretat e shpinës. Rripat duhet të jenë të gjera, që të sigurohet shpërndarje e barabartë e peshës në të dy supet.

Moment i rëndësishëm është shpërndarja e librave në çantë, me çka ato më të rëndat duhet të jenë më afër shpinës. Të mos anashkalohet edhe pesha e çantës shkollore, e cila duhet të peshojë 10 për qind nga pesha trupore e peshës së fëmijës, ndërsa çdo gjë që është më shumë se 15 për qind e peshës trupore paraqet kërcënim serioz për zhvillimin e drejt të boshtit kurrizor”.

 

Shtojca anatomike në këpucë dhe atlete

Këpucët e fëmijëve duhet të jenë të buta dhe të rehatshme dhe të përpunuara në brendi prej materialeve natyrore. Fëmijët që shkojnë në shkollë duhet të mbajnë këpucë ose atlete të cilat shtrembërohen lehtë, gjatë së cilës do të mundësojnë ecje të drejt. Këpucët të jenë me shtojca anatomike të cilat do ta mbajnë shputën drejt që të pengohet paraqitja e shputave të rrafshëta.
Fëmijët në çerdhe, në ambientin u e kalojnë ditën duhet të mbathin pantofla të cilat po ashtu janë të buta, lehtë shtrembërohen, me shtojcë anatomike dhe të mundësojnë lëvizje të drejt.

 

Dita të fillojë me ushtrime për tërheqje

Me rregull dita duhet të fillojë me aktivitet fizik prej dhjetë minutave, që përbëhet prej ushtrimeve për tërheqje. Ftizoterapistet rekomandojnë pas çdo ore shkollore të bëhet pushim dhe lëvizje prej rreth dhjetë minutave, ndërsa pas c;do katër orëve shkollore të realizohet një orë aktivitet i organizuar fizik. Orari i këtillë i aktivitetit duhet të aplikohet në çdo ditë shkollore.
“Në periudhën e rritjes de zhvillimit nevojitet të realizohen ushtrime për tërheqje dhe forcimin e muskulaturës së shpinës dhe ekstremiteteve, ushtrime të cilat do ta nxitin lëvizjen e drejt të trupit.
Realizohen edhe ushtrime të specializuara të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në muskulaturën e shpinës për lëvizje të drejt të boshtit kurrizor, si dhe ushtrime adekuate të cilat e stimulojnë krijimin e harkut të shputës dhe drejtpërdrejt ndikojnë në pengimin e shputave të rrafshëta”.

 

Në bankën e shkollës të ulet nën kënd prej 90 shkallëve

Banka shkollore she karrigia duhet të jenë me proporcion të drejt dhe të jenë në lartësi adekuate për çdo moshë. Gjatë të ulurit, shpina duhet të mbështet në mbështetëse dhe me pjesën për t’u ulur të formojnë kënd prej 90 shkallëve. Distanca prej sipërfaqes së bankës deri te koka gjatë leximit dhe shkrimit duhet të jetë një parakrah./Familjadheshendeti.com