DREDHËZAT, LULESHTRYDHET

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë!

Dredhëzat janë bimë shumëveçare barishtore te gjata 5-30 cm nga rizoma nëntokësore tek e cila përveç kërcellit, gjetheve dhe luleve dalin edhe stolone (lozë) te gjata.
Emri shkencorë është Fragaria vesca L. Luleshtrydhja, dredhëza – Familja Rosaceae- Trëndafilore.
Lulet e dredhëzës kanë ngjyrë te bardhë dhe janë shumë te bukura, fryti i dredhëzes është rrushk shumë i shijshëm. Dredhëza rritet në vende te ndryshme nga zona e ultësirave deri te zona e fundit e pyllit.

Materiet aktive (vepruese)

Rrenjët e luleshtrudhës përmbajnë taninë, një glukozid ose geozit.
Gjethet përmbajnë taninë, fragarinë (një fenol), flavone, esenca, vitaminë C, sheqer, lëndë minerale, fermentin geaze.
Frytet përmbajnë proteina, sheqer, vitaminë C, A, pektina, acid salicik, antociane, lëndë lipide dhe proteinike.

Vetitë ushqyese të dredhëzes

Luleshtrydhet janë shumë te mira për organizmin duke kontribu në uljen e kolesterolit që grumbullohet brenda enëve te gjakut, redukton në mënyrë te dukshme rrezikun për bllokimin e enëve te gjakut në zemër. Përmbanë vitaminë K që sherben për forcimin e kockave, vitaminë C që neutralizon radikalet e lira, vitamina C kontribon edhe në bukurinë e lekurës. Luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë semundjet e melqisë. Flavonoidet që gjenden te ky frut janë substanca antioksiduese. Dredhëzat kontribojnë në rigjenerimin qelizat e trurit duke rritë jetëgjatësinë tek ata që konsumojnë më se shumi luleshtrydhe. Luan rol kryesorë në permirsimin e shikimit, lehtëson semundejet e artritit dhe dhimbjen e muskujve.

Përdorimi

Rrënjët e luleshtrydhës përdoren si diuretik dhe rrudhës.
Gjethet përdoren si diuretik, në semundejt e veshkave, kundër diarresë, te fshikzës urinare, kundër reumatizmit, kundër homoroideve si anstringjent.


Frytet përdoren si ushqim dietetik, kundër formimit të gurëve, kanë veti te menjanojnë acidin urik nga gjaku. Frytet janë shumë te këndshme për ushqim, atp përdoren te freskëta, në reqele te ndryshme, ëmbëlsira, lëngje etj. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 295
  •  
  •  
    295
    Shares