Gjatë ditës së djeshme ndodhi një aksident tragjik ku humbën jetën tre anëtarë nga familja Sope e Zhurit të Prizrenit, babai me dy djemtë e tij.

E sigurisht ata që më së shumti po e vuajnë vdekjen e tyre të papritur, janë familjarët.

 E fejuara e Beharit, Vjollca ka zgjedhur fjalët më të ndieshme për të kujtuar atë, shkruan Indeksonline.

Ata nuk kishin edhe shumë muaj që dashurinë e tyre kishin kurorëzuar me fejesë.

“Shpirti jem i përjetshëm, këto ditë pa ty janë si andërr për mua, i madhi Zot t’deshti ma shumë se unë e t’murrë e bashkë me çdo dëshirë e lumturi që e kam pas me ty është shu dje bashkë me ty, kur kam mendu që kemi me u plak sbashku une sot mbeta vet pa ty, Allahu na plaktë boten tjeter- boten e përjetshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook. /Indeksonline/