Disa fjalë dhe këshilla në lidhje me lëndimet dhe traumat

Nga Dr. Petrit Mulaku, MD, Msc

Përshëndetje,

Deshta disa fjalë dhe këshilla në lidhje me lëndimet dhe traumat që ne hasim përdite. Keto janë disa këshilla të thjeshta, nuk kam për qëllim “ të rizbuloj rrotën”, por janë fjalë që i kemi dëgjuar me qindra herë ndoshta, por ja që ende gabimet ndodhin dhe çmimi që paguhet është mjaft i lartë.
Deshta të filloj me aksidentet në komunikacion. Përditë shofim raste prej më të ndryshmëve, nga më të lehtat deri te ato që përfundojnë me fatalitet. Situata gjithmonë është më e rëndë kur viktima janë fëmijët, është shumë e vështire t’i komunikohet prindit lajmi i kobshëm, është një nga eksperiencat më të tmerrshme, po flas nga plani personal.
Por ja që shumë lëndime dhe tragjedi mund të parandalohen, apo edhe te jenë më pak të rënda me disa veprime shumë të thjeshta.

Venia e rripit të sigurisë është një veprim që neglizhohet shumë mirëpo ka ndikim të jashtezakonshëm në mbrojtjen nga lëndimet. Kemi parë shumë raste ku persona kanë qenë në veturë të njejtë kur ajo është aksidentuar: ai që ka pasur rripin ka shpëtuar me lëndime minimale, ai që nuk ka pasur rripin ka pësuar lëndime të tmershme; fraktura pelviku, gjakderdhje të brendshme, fraktura të brinjëve, lacerime të mëlqisë dhe shpretkës e shumë të tjera. Prandaj bëjeni shprehi edhe vetë, edhe fëmijëve të vëjnë rripin, ju mund t’i humbni ata papritur për shkak të një pakujdesie të vogël.

Eshtë e tepërt të thuhet se duhet të kihet kujdes me shpejtësinë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Kjo vetekuptohet edhe pa thënë. Por ende shumica e aksidenteve fatale ndodhin për shkak të shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave në komunikacion. Veturat jane të domosdoshme për jetën e përditshme por ato mund të shndërrohen në makina vrasëse nëse nuk përdoren brenda rregullave, prandaj kujdes.


Kohëve të fundit telefonat celulare janë shndërruar në vrasës te vërtetë ku një numër jashtezakonisht i madh i aksidenteve ndodhin mu për shkak të përdorimit të smartfonëve.
Përpos që humbet kontakti vizual me rrugën poashtu shpërqëndrohet edhe vëmendja që është e domosdoshme gjatë vozitjes. Dinamika e zhvillimeve në komunikacion është shumë e shpejtë prandaj ndodhë që një shkëputje e vogël që të lexohet një SMS ose të përgjigjet në një thirrje mund përfundojë me fatalitet.


Vozitja nën ndikimin e alkoolit poashtu merr shumë viktima pothuaj në mbarë botën. Edhe te ne në Kosovë gjendja është alarmante në këtë aspekt njejtë si në mbarë globin.
Vërtetë ka shumë të thuhet për këtë temë, nuk janë vetëm aksidentet në trafik që sjellin tragjedi në shtepitë tona; ka edhe edhe të tjera si rrëzimet nga lartesia, djegiet, helmimet, mbytjet në ujë etj. Do të mundohem që të fokusohem edhe në këto tema, dashte Zoti, në shkrimet e ardhshme.
Shkurtimisht, çfarë duhët të bëni nëse ballafaqoheni me persona të lënduar:
Fillimisht kërkoni ndihmë, është një detaj i vogël por që mund të ketë ndikim të madh në mbijetesën e viktimës, alarmoni sa më shpejt Ndihmën e Shpejtë, Zjarrfikësit dhe Policinë.

Mos tentoni të aktroni heroin në këto raste por thrrisni për ndihmë dhe veproni me kujdes maksimal, dëmi që mund të shkaktoni mund të jetë më i madh se ndihma qe mund të ofroni. Kujdes sidomos gjatë lëvizjes së viktimës me ç’rast mund të shkaktoni lëndime shtesë. Dhe po! Mos inçizoni me smartfonin tuaj dikend që është në situatë jetë a vdekje për t’a postuar më vonë në rrjete sociale! Eshtë një veprim i gërditshëm dhe jo i drejtë, nëse asgjë nuk mund të bëni fare ,së paku lutuni, nuk është turp.
E dyta, kujdesuni që ju të mos jeni viktima tjetër. Mos iu afroni vendit të aksidentit nëse nuk ka siguri të mjaftueshme për vetën tuaj. Nuk ka arsye që p.sh. t’i afroheni një veture e cila është në flakë dhe mund të ekplodojë çdo moment, apo të hidheni në ujë të ndihmoni diken kur vete nuk dini të notoni mirë dhe ekziston rreziku që edhe ju të mbyteni, apo t’a kapni një person qe e ka zënë rryma përdore duke dashtë ta largoni nga burimi i rrymës e pastaj t’u kap rryma edhe ju, e kështu më radhë.
Kaq për tani, shpresoj të ketë qenë e dobishme.
Mirëmbetshi! /Familjadheshendeti.com