Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut (III)

Nga: Dr Jeton Zenuni, Transfuzioni i Gjakut

41. Qelizat e kuqe të gjakut janë qeliza të veçanta në trupin tonë. Ato nuk kanë bërthamë, për këtë arsye nuk mund të shumohen nëpërmjet ndarjes. Kështu, qelizat e kuqe të gjakut thjesht vdesin pas 120 ditësh.

42. Çdo dy sekonda, dikush në këtë botë do të ketë nevojë për gjak.

43. Fëmijët që trajtohen për kancer, foshnjat e lindur parakohe dhe fëmijët me intervenime kirurgjike në zemër kanë nevojë për gjak dhe trombocite nga donatorët e të gjitha grupeve, sidomos për tipin O.

44. Dhurimi i gjakut kurrë nuk e zvogëlon energjinë fizike të një personi.

45. Sasia e lëngjeve të humbura në momentin kur dhuron gjak, në fakt zëvendësohet nga trupi ynë brenda pak orësh.

46. Nevojiten 4 javë për të zëvendësuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut të humbur gjatë dhurimit të gjakut.

47. Nevojiten 8 javë për të zëvendësuar sasinë e hekurit të humbur pas dhurimit të gjakut. Për këtë arsye personi nuk lejohet të dhurojë gjak dy herë brenda 8 javëve.

48. Deri më sot nuk është gjetur asnjë zëvendësim për gjakun e njeriut.

49. Një qese e gjakut mund të shpëtojë 3 jetë.

50. Lloji më i rrallë i gjakut është ai që nuk gjendet në raft kur është i nevojshëm për një pacient.

51. Çdo 8 minuta dikush dhuron gjak nëpër botë.

52. Çdo i 10-ti person që hyn në spital do të ketë nevojë për gjak.

53. Zemra rreh 2,5 miliardë herë gjatë jetës së një 75-vjeçari.

54. Nevojiten vetëm 20 deri në 60 sekonda për një pikë gjaku që të udhëtojë nga zemra përgjatë gjithë trupit tuaj, dhe të kthehet përsëri në zemër.

55. Trupi i njeriut prodhon 17 milionë qeliza të kuqe të gjakut për sekondë. Në rast emergjence, trupi mund të prodhojë deri në 7 herë më shumë (që i bie deri në 119 milionë qeliza të kuqe të gjakut për sekondë).

56. Arsyeja numër 1 pse dhuruesit thonë se japin gjak, është sepse ata “duan të ndihmojnë të tjerët”.

57. Afati i ruajtjes së qelizave të kuqe të gjakut është deri në 42 ditë.

58. Jo të gjithë që duan të japin gjak, lejohet ta bëjnë këtë. Njerëzit zakonisht i nënshtrohen një procesi të skrinimit për sëmundje të transmetueshme para se të lejohen të dhurojnë gjak.

59. Pacientët që vuajnë nga anemia kanë nevojë për transfuzion gjaku, në mënyrë që të rritet numri i qelizave të kuqe në gjakun e tyre.

60. Dhurimi i gjakut. Merr vetëm një orë të kohës suaj, por mund t’i shpëtojë një jetë të tërë dikujt. /Familjadheshendeti.com