Kujdesi i femrave nga shtypja e lartë e gjakut

Nga Dr. Besa Vranovci

 

1.Çka është shtypja e lartë e gjakut?
2.Kush e shkakton shtypjen e lartë të gjakut?
3.Cilat mosha janë më të prekura?
4.Cilat janë shenjat e shtypjes së lartë të gjakut?
5.Si të kujdesemi që ta mbajmë në kontrollë shtypjen e lartë të gjakut?

 

1. Shtypja e lartë e gjakut është ngritja e presionit në enët e gjakut.
Vlerat normale të shtypjes së lartë të gjakut janë 120-80mmHg.
Vlerat mbi 140-90mmHg llogariten si faza e parë e shtypjes së lartë të gjakut
Vlerat mbi 160-100mmHg llogariten si faza e dytë e shtypjes së lartë të gjakut

2. Shkaqet janë të ndryshme dhe për këtë arsye shtypja e lartë e gjakut ndahet në dy grupe të mëdha
a) shtypja e lartë e gjakut primare që nuk I dihet shkaktari por mendohet se shkaktohet nga:

  • trashëgimia pra faktori gjenetik dhe
  • stresi

b) shtypja e lartë e gjakut sekondare që e shkaktojn:

  • semundjet e veshkave,
  • gjendrat tiroide pra prodhimi I tepërt I hormonit të tiroides,
  • menopauza,
  • sëmundja e sheqerit-diabeti,
  • pirja e duhanit,
  • mbipesha etj.

3. Nga shtypja e lartë e gjakut mendohet se preken 12-20% e popullatës dhe me rritjen e moshes rritet edhe përqindja e të prekurve, mirpo mosha më e prekur është mes 50-55 vjeqare dhe lidhet me periudhën e menopauzës dhe qrregullimet hormonale.

4. Shenjat e shtypjes së lartë të gjakut ;

Shtypja e lartë e gjakut ne të shumtën e rasteve nuk shfaq simptoma dhe njerëzit kryesisht nuk shkojnë te mjeku për t’u kontrolluar. Megjithatë, janë disa simptoma të cilat mund të jenë tregues të shtypjes së lartë të gjakut, ndonëse vështirë mund të dallohen, sepse fjala është për dukuritë shumë të shpeshta.
Ndër simptomat më të shpeshta është;

-Dhembja e kokës-pra, nëse keni dhembje koke të shpeshta të cilat janë të papërballueshme, do të duhej të shkonit te mjeku

-Dhembje e qafës

– Gjakderdhja nga hunda- shtypja e lartë e gjakut mund të shkaktojë gjakrrjedhje nga hunda.

-Lodhja- nëse vazhdimisht jeni të lodhur, pa ndonjë shkak , kjo është edhe njëra ndër simptomat që mund të keni probleme me tensionin e lartë të gjakut.

Shenjat tjera janë;

  • Dhembje ose shtrengime të gjoksit
  • Rrahje te shpeshta të zemrës
  • Zhurmë në vesh
  • Depresion, ankth
  • Nervozë
  • Ndjesi e alivanosjes
  • Marramendje

5. Masat që ndihmojnë të mbani në kontroll shtypjen e lartë të gjakut janë:

  • Humbja e peshës
  • Pakësoni konsumimin e kripës
  • Shtoni ushqime të pasura me kalium
  • Pakësoni konsumimin e pijeve alkoolike
  • Bëni ushtrime rregullisht
  • Kalcium dhe magnez shtesë
  • Diet vegjetariane e pasur me fibra
  • Terapi kundër stresit
  • Ndërprerja e duhanit
  • Mbajtja nën kontroll e nivelit të kolesterolit
  • Mbajtja nën kontroll e diabetit –sëmundjes së sheqerit

Personat e prekur nga shtypja e lartë e gjakut duhet të bëjnë një jetë sa më të rregullt, të dobësohen dhe të përdorin mjekimet rregullisht!

*Ushtrimet e rregullta dhe një diet e shëndetshme ndihmojnë për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll shtypjen e gjakut./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 1
  •  
  •  
    1
    Share