PALLAQINKA ME SPINAQ

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Spinaqi është një nga perimet shumë të rëndësishme për fëmijët sepse përmbanë shumë vlera ushqyese dhe i ndihmonë për të mos rënë në anemi.
Spinaqi është një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me vitaminë K, përveç spinaqit.

Në rastë se fëmijët nuk e duan duhet ta gjejmë një zgjidhje për të manipuluar në mënyra të ndryshme që gjithësesi ta fusim në meny. Një zgjidhje shumë e mirë është nëpërmjet pallaqinkave.
Edhe si ngjyrë është më tërheqëse për fëmijët.

Kjo recetë është e përshtatshme për fëmijët por pse jo edhe për të rriturit për mëngjes pasi që përmbanë tërshërë.

 

Përbërësit:

150gram spinaq
2 vezë
Tërshërë
Miell integral
300 ml qumësht
100 ml ujë
Kripë

 

Përgatitja:

Së pari spinaqin e bluajmë në blender bashkë me 100 ml ujë.


Pastaj në një enë i rrahim vezët me qumështin, miellin, tërshërën e kam bluar paraprakishtë. E bashkojmë masën me spinaqin dhe i shtojmë pak kripë.


Janë fërguar me shumë pak vaj rapsi.
Recet shumë e shishme.
Para servimit mund ti lyeni me krem djathi dhe pure domatesh./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •