BARNAT QË NUK DUHET TË PËRDOREN ASNJËHERË GJATË SHTATËZANISË DHE GJIDHËNIES

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Gjatë shtatzanisë :

1. Antibiotikët që nuk duhet të përdoren në shtatzani : Tetraciklinat sepse shkaktojnë zbehjen e dhëmbëve të fetusit dhe ndalimin e rritjes së kockave, nëse përdoren në tremujorin e dytë dhe të tretë.
Aminoglikozidet ( gentamicina, neomicina, amikacina, streptomicina, tobramicina ) mbartin një rrezik të vogël të ototoksicitetit të fetusit.
Kinolonet ( acidi nalidiksik, acidi pipedimik, ciprofloksacina, levofloxacina ) mund të shkaktojnë arthropati në fëmijët, dhe kështu që aktualisht nuk rekomandohet për përdorim në shtatzëni.
2. Antihistaminiket ( loratadina, desloratadine,cetirizine, fexofenadine, chlorfeniramina )
3. Dekongjestivet nazal ( efedrina, nafazolina, oxymetazoline ).
4. Barnat antifungale ( Flukonazoli, itrakonazoli, ketokonazoli )
5. Isotreonina ( Acutane )
6. Aspirina ne doza mbi 100 mg ne ditë
7. Qetësuesit ( librium dhe valium )
8. Antikonvulzivet ( diazepam, lorazepam, bromazepam, clonazepam )
9. Inhibitoret e MAO- s ( isocarbaxidi, selegilina, phenerzina )
10. Drogat e paligjshme ( amfetamina, marihuana, kokaina dhe drogat tjera )
11. Vitamina A në doza të mëdha
12. Barnat bimore nga bimet si : aloe vera, rozmarina, ephedra, xhenseni, kanella, pelini, jamballa, jargovani, menta etj.

Gjatë gjidhënjes:

1. Antibiotikët që nuk duhet të përdoren gjatë gjidhënjes :
Kinolonet ( acidi nalidiksik, acidi pipedimik, ciprofloksacina, levofloxacina )
Sulfonamidet ( sulfametoksazoli, sulfadiazine, trimetoprimi, kotrimoxazoli )
Metronidazole .
2. Aspirina
3. Kodeina ( për trajtimin e dhimbjeve më të forta dhe kollës )
4. Dekongjestivët nazal ( efedrina, nafazolina, oxymetazoline )
5. Chloramfenicoli
6. Statinet ( atorvastatina, simvastatina, rosuvastatina ) per trajtimin e shkalles se larte te yndyres ne gjak
7. Kokaina
8. Amiodaroni ( trajton problemet e lidhura me zemrën )
9. Metamizoli ( emër tregtar :Analgin ) analgjetik
10. Amantadina ( për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit )
11. Barnat për trajtimin e kancerit
12. Jodi radioaktiv ( për trajtimin e hipertiroidizmit )
13. Barnat bimore nga bimet si ; menta, majdanozi, trumza, sherbela, jargovani etj.

Sqarim: të gjithë emrat tregtarë të paraqitur në shkrim janë për qëllime lehtësuese te lexuesit e asesi për qëllime reklamuese !!!/Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  • 5
  •  
  •  
    5
    Shares