Binjakët dhe gjuha e tyre 

Nga Adelina Haxhiu – Logopede

Ardhja në jetë e fëmijëve për prindërit përveq që është një bekim, ndjenjë gëzimi, kënaqësie, në vetëvete është edhe një sfidë emocionuese, e sidomos kur në jetë vijnë binjakë!

Binjakët e dyfishojnë kënaqësinë, dyfishojnë vështirësinë, si dhe mund të dyfishojnë bisedën! Sado e vështirë që mund të jetë për fëmijët e tjerë, binjakët e kanë një partner komunikimi që nga lindja!

Por kanë edhe gjuhën e tyre ”gjuhën binjake”, shpesh e quajtur idioglosi ose gjuhë autonome, e cila është një fenomen i dokumentuar mirë mes binjakëve, ku sipas hulumtimeve ndodhë në 40% të çifteve binjake.

Gjuha binjake” është një pjesë interesante e zhvillimit të shumë binjakëve, ku një studim britanik tregoi se kjo gjuhë është më e lartë (rreth 50%) në binjakë me vështirësi gjuhësore dhe të folur, sesa për binjakët me zhvillim normal të gjuhës (11%).

Se çfarë saktësisht është gjuha binjake?
Shkenca ka gjetur se binjakët nuk krijojnë një gjuhë të re, por përkundrazi, imitojnë modelet e folura të papjekura të njëri-tjetrit, siç janë fjalët e shpikura, intonacionet e të rriturve dhe shprehjet onomatopoeia. Për shkak se të dy binjakët po zhvillohen në të njëjtin ritëm, shpesh përforcojnë përpjekjet komunikuese të njëri-tjetrit dhe rrisin gjuhën e tyre. Megjithëse gjuha binjake mund të tingëllojë e pakuptueshme për të rriturit, binjakët zakonisht e kuptojnë njëri-tjetrin.

Listat e moshave dhe fazave për zhvillimin e gjuhës, te folurit, dhe kriteret e kuptueshmërisë së gjuhës mund të jenë shqetësuese nëse interpretohen shumë ngurtësisht.

Mos harroni se fëmijët ndryshojnë shumë në mënyrë të konsiderueshme në lidhje me shkallën në të cilën ata arrijnë zhvillimin gjuhësor në ‘piketa’ të ndryshme.

Mirëpo, duhet ditur se progresi duhet të jetë i qëndrueshëm. Fëmijët mësojnë me ritme të ndryshme, disa janë të shpejtë dhe disa janë më të ngadaltë, kështu që nuk është mirë të krahasosh zhvillimin gjuhësor të një fëmije, me një tjetër. Gjëja më e rëndësishme për tu parë është se zhvillimi i gjuhës vazhdon në mënyrë të qëndrueshme, dhe jo nëse është i shpejtë apo i ngadalshëm.

Binjakët priren të kenë një mundësi më të madhe për shfaqjen e gjuhës së vonshme, kryesisht për shkak të përqindjes më të lartë të lindjes së parakohshme, peshës së ulët në lindje, këto janë më të zakonshme në mesin e binjakëve, si dhe prindërit e tyre që mund të kenë më pak kohë për tu kujdesur individualisht dhe për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi verbale.

Vonesa gjuhësore tek binjakët: 
Një fëmijë konsiderohet të jetë një “folës i vonë” në qoftë se ata kanë një fjalor me më pak se 50 fjalë në 24 muaj. Kjo nuk do të thotë se 50 fjalë duhet të theksohen në mënyrë të përkryer. Dy vjeçarët duhet të thonë emrin e tyre, të krijojnë një fjali me dy ose tre fjalë.

Roli i famijles në mësimin e gjuhëve
Cilado qoftë struktura familjare, kujdesi dhe angazhimi i prindërve/kujdestarëve kanë shumë rëndësi se si fëmija ndërvepron dhe zhvillon komunikimin. Mënyra se si angazhohen me ta, do të përcaktojë rrugën që zhvillimi i gjuhës merr në pesë vitet e para të jetës.

Gjërat që nuk duhet praktikuar:

Prindërit shpesh flasin me një binjak ndërsa shikojnë tjetrin, por fëmijët kanë nevojë për kontakt me sy për të ndihmuar zhvillimin e gjuhës

Binjakët tentojnë të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, kështu që ata marrin fjalët e njëri-tjetrit dhe jo të të rriturve, kjo e vëshitrëson zhvillimin gjuhësore tek ata.

Për të ndihmuar në parandalimin e një vonese gjuhësore, ose nëse jeni i shqetësuar se fëmijët tuaj mund të përjetojnë një vonesë, ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar. Përveç kërkimit të ndihmës profesionale, ka disa strategji që mund ti bëni në shtëpi.

LEXO! – Lexoni me zë të lartë për binjakët tuaj çdo ditë. Është një mundësi e mrekullueshme për të inkurajuar gjuhën. Shikoni, komentoni fotot dhe fjalët në çdo faqe. Pyet: “Çfarë ndodh më pas?” etj. Sa më shumë bisedë që ekziston mes prindit dhe fëmijës, ka më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë gjuhësore. Si dhe duhet kufizuar kohën e televizionit që shikojnë fëmijët.

PËRSËRISNI. – Kur fëmijët tuaj të flasin, tregoni fëmijës se ju e kuptoni atë që ai tha, duke përsëritur fjalët e tij dhe duke zgjeruar informacionin e dhënë. Për shembull, nëse femija kërkon qumësht duke thënë vetëm “qumësht“, përgjigjuni ju me: “A do qumësht?”, ”Shiko Beni, kemi një gotë të vogël për qumështin tuaj

BISEDONI. – Flisni shpesh me secilin nga binjakët tuaj. Fikni radion në makinë dhe flisni se ku po shkoni, dhe çfarë do të bëni kur të arrini atje. Për shembull, në rrugën për në kopshtin zoologjik bisedoni për të gjitha kafshët që do të shihni atje, dhe tingujt që secila kafshë bën.

Përgjigjuni në mënyrë të përshtatshme. – Nëse fëmija juaj heziton të flet apo të kërkojë edhe ushqim, mos ia ofroni pa u mundura t’i kërkoj në mënyrë verbale. Çdo përpjekje për të verbalizuar duhet të shpërblehet dhe vlerësohet. Mos e frustoni fëmijën duke korrigjuar ose duke kërkuar që ai të thotë drejtë tingujt dhe fjalët që kanë limit kohor për artikulimin e drejtë të tyre.

Nëse ju si prindër keni shqetësime në lidhje me zhvillimin e gjuhës dhe të folurit, është e rëndësishme të këshilloheni me pediatrin e fëmijëve, dhe me logopedin me të afërt që keni! /Familjadheshendeti.com