“Ama një antibiotik të përgjithshëm!”

Mr. Ph Laureta Kosumi, farmaciste

Çdo ditë gjatë punës sime si farmaciste klientët kërkojnë “një antibiotik të përgjithshëm” një antibiotik të fortë dhe është mjaft e vështirë të binden se antibiotikët duhet të mirren vetëm me recetë të mjekut, i cili poashtu duhet të ketë arsye të fortë për të përshkuar një antibiotik si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, është e vështirë të binden rreth efekteve anësore të tyre, megjithatë asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi si profesionistë shëndetësorë në të mirë të popullit tonë, ngaqë kemi përgjegjësi morale dhe profesionale ndaj tyre.
Nuk duhet të mirren fare “antibiotikë i përgjithshëm” ngaqë rezistenca në antibiotikë është e jashtëzakonshme dhe tej mase shqetësuese, ajo nuk pyet por prekë gjithsecilin nga ne.

Ama një antibiotik për fëmijë“- ju lutem, a e keni receten.
Jo – mjeku më tha nëse si kalon për tre ditë merrja një antibiotik çfarëdo!

Ju lutem, mos lejoni asnjëherë që mjeku të thotë diç të tillë e të mos e shkruaj në recetë, kush do mbajë përgjegjësinë kur fëmijës tuaj ti jepni një antibiotik pa nevojë, një antibiotikë i cili përveq që do t’ja shkatërrojë florën normale bakteriale, përveq që do të ketë mundësi të shfaqjes së rezistencës dhe efekteve anësore, ndërveprimeve me barna tjera apo ushqime të caktuara, po rastet e alergjisë në antibiotikë, e keni idenë sa mund të jenë të rrezikshme, kush do të mbajë përgjegjësinë kur fëmija të ketë ndonjë infeksion bakterial që duhet mjekuar me antibiotikë, pse mjeku të mos e çojë mjekimin e fëmijës deri në fund por ta lërë në duar të fatit, pse mjeku të mos kërkojë realizimin e strishove përkatëse, hemogramit, CRP-së të cilat do të tregojnë çartë nëse duhet mjekuar me antibiotikë apo jo?! Prindër të nderuar, kërkoni përgjegjësi nga mjeku, farmacisti dhe çdo profesionist shëndetësor që është përgjegjës për shëndetin e fëmijës tuaj.

Andaj prindër të nderuar, shpeshherë qasja juaj ndaj nesh pason me ofendime të ndryshme se pse nuk po u’a japim barin që kërkoni me ngulm për fëmijën tuaj, pse nuk po u’a japim antibiotikun e dëshiruar, të paktën vlerësojeni se dikush po kujdeset për shëndetin e më të shtrenjtit tuaj.

“Ama një antibiotik për deti!”

Prindër të nderuar, janë një listë e barnave dhe rehidruesve që mirren gjatë pushimeve të cilat i kemi sjellur detajisht në grupin/ faqen tonë “Familja dhe Shëndeti“, mirëpo pse t’i jepni fëmijës tuaj antibiotik nëse ka temperaturë të ngritur ose një kollitje gjatë pushimeve, mos harroni se ndërrimi i klimës ndikon në secilin organizëm e lëre më tek fëmijët, andaj kujdesuni drejtë për shëndetin e tyre, kurse marrja e antibiotikëve në këtë formë, çon në rreziqe të mëdha për shëndetin e tyre.

Prindër të dashur, e di që e dëshironi më të mirën për fëmijën tuaj, nëse kurdoherë keni dilema rreth shëndetit të tyre, rreth barnave cilat duhet dhe nuk duhet të mirren, kur duhet të mirren etj, ju lutem drejtohuni tek ne tek “Familja dhe Shëndeti“, poashtu drejtohuni te çdo profesionist shëndetësor dhe në këtë formë do të kemi bashkëpunim të ndërsjellë i cili do të çojë në mirëqenie të plotë të fëmijëve tanë dhe shëndetit tuaj në përgjithësi.
/www.familjadheshendeti.com