3 KORRIKU DITA NDERKOMBËTARE KUNDËR PERDORIMIT TE QESEVE PLASIKE

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Plastika është material i prodhuar, i cili nxirret nga nafta. Nafta është natyrale nga nafta nxirret plastika dhe derivate te tjera te naftës. Ne perdorim plastikën në perdorime te ndryshme në industri, farmaci, amvisri etj. Mirëpo, perdorimi i tepërt, pa kontrollë, hedhja e tyre vend e pa vend, mos dergimi në riciklim paraqet probleme serioze për mjedisin ku jetojmë.

Nga riciklimi perfiton: ti, shoqëria dhe mjedisi. Nëse nuk mund ti dergoni në riciklim, reduktoni, zevendesoni me material tjetër (letër), më e mira është t’i bojkotojmë qeset e plastikës.

Materialet plastike e kanë kohën e gjatë te dekompozimit te mbetjeve, te marrim një shembull: një qese plastike që te dekompozohet duhet qindra deri mijëra vjet (100-1000 vjet).

Të pakësosh volumin e mbeturinave ke pakësuar ndotërit!

Të dashur qytetarë te vendit tonë, dashamirës te mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë ju ftoj të bojkotoni perdorimin e qeseve te plastikës! /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •