Ruajtja e shëndeti mendor në punë

 

Nga Arber Zeka – Psikolog dhe Psikoterapist

 

Edhe nëse absolutisht e doni atë që bëni, herë pas here ritmi i punës mund të rritet dhe kështu puna që doni të bëhet rraskapitëse. Shumë aspekte të punës mund të jenë stresuese: çështjet e bashkëpunëtorëve, një shef kërkues, një klient i pakënaqur, një afat i afërt, shumë shkresa dhe kështu me radhë.

Studimet kanë treguar se ata të cilët janë të pakënaqur në punë, puna mund të ju kushtoj më shëndetin e tyre. Stresi në punë mund të ndikojë gjithashtu në jetën familjare, në shëndetin mendor dhe në rritjen e rreziqeve për sëmundjet kronike dhe sulmit në zemër.

Një vend pune i shëndetshëm është ai ku individët ndihen të vlerësuar dhe mbështetur, ofrojnë një hapësirë pune pozitive dhe tregojnë respekt për aspekte të tjera të jetës së një personi. Nëse nuk jeni të sigurt, nëse vendi juaj i punës është në rrugën e shëndetshme, atëherë do të keni nevojë për këshilla të dobishme.

Në thelb të temës, shëndeti mendor është elasticiteti emocional që na lejon të gëzojmë jetën, të krijojmë miqësi dhe të jemi produktivë në punën tonë. Ky elasticitet emocional na lejon gjithashtu të mbijetojmë zhgënjimet dhe pengesat në jetë të tilla si vuajtjet, problemet familjare dhe situata të tjera stresuese. Mbrojtja e shëndetit tonë mendor është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e shëndetit tonë fizik.

Shëndeti mendor mund të shfaqet në një gamë të gjerë kushtesh dhe sëmundjesh. Stresi, ankthi dhe depresioni janë format më të zakonshme të çrregullimeve të shëndetit mendor të diagnostikuar klinikisht, shumica e të cilave mund të trajtohen me përkrahje sociale. Vendi i punës mund të luajë një rol jetësor në ndihmën e njerëzve për të negociuar rrugën e tyre përmes këtyre vështirësive. Një nga problemet kryesore që lidhen me shëndetin mendor është stigma e bashkangjitur këtyre çrregullimeve shëndetësore. Kultura e një institucioni ku punoni mund të pasqyrojë stigmën e përhapur të shëndetit te të sëmurit mendor dhe mund të pengojë njerëzit që të kërkojnë ndihmë në vendin e punës, duke ndërtuar kështu një problem shumë më të madh përgjatë rrugës së nevojshme për ndihmë. Ok, ne e dimë tash më se shëndeti i të sëmurë mendor është shumë më i zakonshëm se kemi menduar, dhe kjo në nivel personal shkakton pakënaqësi dhe mjerim.

Prandaj hajde të kuptojmë përfitimet e një mjedisi pune të shëndetshëm mendërisht. Fuqia punëtore e lumtur është e barabartë me motivimin, kreativitetin dhe produktivitetin më të lartë. Në anën tjetër, hajde të kuptojmë faktorët e rrezikut që mund të çojnë në shëndetin mendor, siç janë ngarkesat e tepërta të punës, presioni i kohës dhe mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në vendimmarrje. Masat për zvogëlimin e këtyre faktorëve të rrezikut përfshijnë promovimin e shëndetit dhe sigurisë, vlerësimin e rrezikut dhe identifikimin e situatave që mund të çojnë në stres dhe sëmundje, përfshirjen në vendimmarrje, autonomi më të madhe, mbështetje të punonjësve në përmirësimin e bilancit të punës dhe të jetës njohjen e punës së mirë.

Kjo sa i përket aspektit të përgjithshëm, por së në rrafshin individual është e rëndësishme të marrësh kohë gjatë ditëve të punës për të rimbushur dhe ri-aktivizuar vetën tuaj. Marrja e kohës për t’u çlodhur në vendin e punës është e rëndësishme, dhe nuk duhet të jetë e vështirë apo kohë. Ndonjëherë edhe një investim i vogël i kohës për relaksim mund të ketë një fitim të madh, sepse kur rifreskoni veten, jeni më produktiv dhe me efikas.

Ju mund të përdorni stërvitje relaksuese në punë për t’ju ndihmuar të menaxhoni stresin tuaj, të maksimizoni energjinë tuaj dhe të mbani një qëndrim të shëndetshëm dhe pozitiv në punë.

 

Ushtrimi i parë “Frymëmarrja e Thellë”:

Kjo stërvitje e frymëmarrjes së thellë është një metodë e thjeshtë por shumë efektive e relaksimit.

Ja se si e bëni këtë:

1. Merrni frymë të gjatë, të ngadaltë dhe të thellë. Merrni frymë përmes hundës tuaj, duke lejuar diafragmën tuaj të mbushet me ajër dhe duke e lënë gjoksin tuaj të zgjerohet.

2. Lirojeni frymëmarrjen tuaj përmes gojës tuaj. Ndërsa nxjerrni, gërmoni thellë dhe lejoni që çdo stres, ankth ose tension të lirohen së bashku me atë frymë.

3. Mundohuni, sa më mirë që të mundeni, të zbrazni kokën tuaj të të gjitha mendimeve, planeve dhe shqetësimeve, duke mos menduar, thjesht shijoni momentin.

Vazhdoni hapat 1-3 për të paktën 10 sekonda. Kur ndiheni më të relaksuar, lejo frymën tuaj të kthehet në normalitet.

 

Ushtrimi i dytë “Meditim”:

Ky ushtrim mund të duket i thjeshtë por është shumë efektiv. Për disa prej nesh, meditimi tingëllon frikësuese, sepse e barazojmë atë me të qëndruarit ton ulur për periudha të gjata kohore, duke disiplinuar mendjen ose duke pasur ndonjë lloj përvoje shpirtërore ose fetare. Përderisa mund të jetë kaq e komplikuar, sigurisht se mund të jetë edhe shumë më e thejshtë.

Meditimi është thjesht një mënyrë për të qetësuar mendjen dhe për të marrë një pushim nga miliona mendime që hyjnë brenda dhe jashtë kokës çdo ditë. Ja se si ta bëni këtë:

1. Zgjidhni një vend të qetë dhe të rehatshëm dhe mbyllni sytë.

2. Mendoni për një fjalë ose shprehje pozitive frymëzuese. Për shembull, “Jeta është e bukur!”

3. Qetësoni mendjen tuaj dhe filloni të marrin frymë thellë. Me çdo frymëmarrje të plotë përsërisni fjalën apo shprehjen tuaj pozitive, duke krijuar një ritëm ose model personal.

Vazhdoni të paktën për tre minuta.

Nëse jeni të hutuar nga një mendim apo ndjesi fizike, thjesht kthejeni vëmendjen tuaj tek shprehja juaj apo fjala juaj pozitive. Mos u shqetësoni – kjo është normale. Mendja jonë mund të ketë një tendencë për të “ju frikësuar” dhe duhet praktikuar për ta qetësuar. Meditimi është një mënyrë e sigurt dhe e thjeshtë për të balancuar gjendjen tuaj fizike, emocionale dhe mendore. Vlerat e saj të panumërta janë njohur dhe praktikuar për mijëra vjet në çdo vend dhe kulturë.

Ne përjetojmë stresin në mënyra të ndryshme dhe shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se sa stresi po i mbajmë në brendinë tonë. Një nga përfitimet më të rëndësishme të ushtrimeve të mësipërme, është se ato lirojnë stresin nga trupat tuaj. Duke praktikuar rregullisht këto ushtrime apo të ngjashme, ata do t’ju çojnë në një nivel më të thellë të relaksimit, do të rrisin energjinë tuaj, do të rrisin aftësinë tuaj për t’u përqendruar dhe do të krijojnë një ndjenjë të përgjithshme mirëqenieje.

Relaksimi në vendin e punës është i arritshëm. Mbani në mend se duke marrë kohë për veten gjatë drekës ose pushimit nuk do të thotë se gjërat komplikohen ose të largoheni nga produktiviteti dhe arritja. Në fakt, e kundërta është përgjithësisht e vërtetë. Ajo që ju mund të keni menduar se është një ndërprerje lehtësuese mund të jetë në të vërtetë gjithashtu një nxitje e shkëlqyeshme për produktivitetin tuaj, mirë për të dy ju dhe punëdhënësin tuaj.

(Një artikull mbi punën dhe shëndetin mendor për të luftuar stigmen ndaj këtij problemi në kuadër të Ditën Botërorë të Shëndetit Mendor 2018)

Le të bashkojmë forcat për të bërë #DitënBotërorëTëShëndetitMendor trend.

Përdorimi hashtag dhe ndani mendimet tuaja mbi shëndetin mendor – nëse arrimë të bëmë këtë bisedë në trend, mund të i japim shëndetin mendor një prioritet më të lartë./Familjadheshendeti.com