10 Fakte mahnitëse për zemrën tuaj

Nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

1. Zemra juaj rrah 1 herë në sekond. Kjo i bie 100000 për 24h.

2.Mosha dhe kondicioni fizik ndikojnë në frekuencën kardiake. Sa me e ulët mosha zemra rrah më shumë. Psh:

Te mosha 0-12 muaj zemra rrah 70-160 në minut.
Te mosha 1 deri 4 vjet, zemra rrah 80-120 në minut.
Te mosha 5-9 vjet, zemra rreh 75-110 në minut etj.
Ndërsa sa më i ulët kondicioni fizik zemra rrah më shpejt dhe anasjelltas sa më i lart kondicioni fizik zemra rrah më ndadalë.

3. Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjes si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

4. Madhësia e zemrës së shëndoshë është pothuajse sa grushti juaj.

5. Zemra rrah më ngadal gjatë gjumit.

6. Njerëzit me aktivitet fizik të ulët sëmuren dy fish më shumë nga sëmundjet e zemrës.

7. Depresioni rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. Kjo vlen sidomos për femrat.

8. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës.

9. Zemra juaj është nje pompë gjigante. Përkundër madhësisë së vogël (sa grushti juaj) ajo pompon mbi 8000 litra gjak për 24 h.

10. Për një kohë zemra mund të punon edhe jashtë trupit falë një sistemi elektrik special komandues dhe përques që ajo e posedon. /Familjadheshendeti.com