FAKTE INTERESANTE NË LIDHJE ME GJAKUN E NJERIUT (I)

Përgatiti DR JETON ZENUNI, Transfuzioni i Gjakut

Gjaku i njeriut është një lëng jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nuk ka njeri në fytyrë të tokës që mund të mbijetojë pa këtë lëng. Një nga funksionet më të rëndësishme të gjakut është transporti i oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit. Në mungesë të gjakut, trupi nuk do të jetë i aftë të marrë oksigjenin, që do të rezultojë në vdekje. Por, a është ky funksioni i vetëm i gjakut? Në të vërtetë, jo! Ka edhe funksione të tjera të rëndësishme. Le të mësojmë 80 fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut në mënyrë që të zbulojmë disa fakte vërtet të mahnitshme për këtë lëng interesant trupor. Ne jemi të sigurtë, se do të ngeleni të habitur! A jeni gati?

Faktet interesante në lidhje me gjakun e njeriut 1-20

1. Gati 7% e peshës trupore të njeriut përbëhet nga gjaku.

2. Trombocitet, qelizat e bardha dhe qelizat e kuqe të gjakut janë të pranishme në gjak.

3. Gjaku përbëhet nga një lëng i verdhë, i cili njihet si plazma e gjakut.

4. Plazma e gjakut përbëhet kryesisht nga uji. 90% e plazmës së gjakut është ujë.

5. Plazma e gjakut gjithashtu përmban hormone, glukozë, proteina, gazëra, elektrolite dhe lëndë ushqyese.

6. Trombocitet, qelizat e bardha të gjakut dhe qelizat e kuqe të gjakut qarkullojnë nëpër plazmën e gjakut.

7. Plazma e gjakut mund të ndahet duke përdorur një pajisje për centrifugim e cila mundëson rrotullimin e gjakut në një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Pastaj qelizat grumbullohen në fund të pajisjes për centrifugim, duke ndarë kështu plazmën nga qelizat e gjakut.

8. Vetëm qelizat e kuqe në gjakun tonë janë përgjegjës për transportin e oksigjenit.

9. Qelizat e kuqe të gjakut përbëhen nga hemoglobina. Hemoglobina është në fakt një proteinë që përmban hekur. Oksigjeni i kombinuar me këtë hekur i jep ngjyrën karakteristike të kuqe gjakut tonë (edhe më konkretisht, gjaku duket i kuq për shkak të mënyrës se si lidhjet kimike midis hekurit dhe oksigjenit reflektojnë dritën).

10. Ndryshe nga qelizat e kuqe, qelizat e bardha në gjakun tonë formojnë sistemin mbrojtës të trupit tonë. Këto qeliza të bardha të gjakut janë përgjegjëse për luftimin e viruseve, baktereve dhe sëmundjeve të tjera infektive. Ata gjithashtu luftojnë qelizat kancerogjene dhe materie tjera të padëshiruara që hyjnë në trupin e njeriut.

11. Trombocitet janë krejtësisht ndryshe dhe janë përgjegjës për mpiksjen e gjakut, sa herë që ndodh gjakderdhja për shkak të prerjes ose plagës. Kjo parandalon humbjen e padëshiruar të gjakut.

12. Ndonëse koagulimi i gjakut është i menduar për të mirën tonë, ai mund të bëhet i rrezikshëm. Nëse mpiksja e gjakut ndodh në enët e gjakut të zemrës, mund të vie deri te një sulm në zemër. Ngjashëm, mpiksja e gjakut në tru mund të çojë deri te goditja në tru.

13. Gjaku nuk është përgjegjës vetëm për transportin e oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit. Ai gjithashtu bën edhe transportin e lëndëve ushqyese në qelizat e trupit. Në të njëjtën kohë, gjithashtu largon materiet e panevojshme nga qelizat.

14. Shtypja e gjakut është në fakt presioni i ushtruar nga gjaku në muret e enëve të gjakut. Shtypja e gjakut është një shenjë vitale e jetës.

15. Shtypja e lartë e gjakut nënkupton rritjen e rrezikut nga pika në tru dhe sulmi në zemër.

16. Tensioni mesatar i gjakut ndryshon nga një person në tjetrin, pavarësisht faktit se standardi i shtypjes së gjakut konsiderohet 120/80 mmHg.

17. Megjithëse për ne janë të njohura llojet e zakonshme të gjakut A, B, AB dhe O, të cilat janë pjesë e sistemit të thjeshtuar ABO, ekzistojnë rreth 30 grupe ose tipe të ndryshme të njohura të gjakut.

18. Një trup i njeriut moshërritur ka 100,000 kilometra të enëve të gjakut që qarkullojnë në të gjithë trupin.

19. Vëllimi mesatar i gjakut i pranishëm në një trup mashkulli moshërritur në mesatare është 5.6 litra, ndërsa një trup femre moshërritur përmban mesatarisht 4.5 litra gjak.

20. Një foshnje e porsalindur do të ketë rreth 1 filxhan gjak në trupin e tij/saj. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 13
  •  
  •  
    13
    Shares