Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore nga asparagusi

Dihet që asparagusi ka vlera të larta ushqyese si dhe është mjaft i shëndetshëm. Por, në këtë artikull do të flasim duke u bazuar në analiza laboratorike, për përmbajtjen e vlerave ushqyese në përqindje nga një fije asparagus, si dhe për përfitimet shëndetsore të tij.

Një fije asparagus, 16gram

Kalori 1%

Karbohidrate 0%

Fibra 1%

Vitamin A 2%

Vitamin C 1%

Vitamin K 8%

Tiamin 2%

Hekur 2%

Bakër 2%

Këto vlera në shikim të parë mund të duken të ulëta, por duhet të dihet që këto vlera janë të nxjerrura vetem nga një fijë asparagus. Ndërsa, teorikisht kur konsumohet asparagusi përgatiten më shumë fije, që do të thotë se përqindja e këtyre vlerave rritet dukshem.

Përfitimet shëndetsore nga aspargusi
Asparagusi bënë pjesë në perimet me vlera të larta ushqyese. Në vazhdim do të përmendim disa nga përfitimet shëndetsore të lidhura më konsumin e asparagusit:
1. Fortësia dhe shendeti i eshtrave
Ngrënja e asparagusit rregullisht përmirëson shendetin e eshtërave. Asparagusi është i pasur me vitamin K, që ndihmon në rregullimin e kalciumit të nevojshëm për ndertimin e eshtërave.
2. Diuretik
Asparagusi mund të veprojë si një diuretik natyror, që do të thotë se ndihmon rritjen e prodhimit të urinës. Kjo rritje e prodhimit të urinës siguron që mineralet e tepërta në trup si natriumi të nxirren jashtë organizmit.

3. Shëndeti kardiovaskular

Asparagusi është një ushqim mjaft i mirë për zemren. Vitamina B në asparagus ndihmon në uljen e nivelit të homocistinës, e cila ndikon në bllokimin e arterieve dhe goditjeve në tru.
Fibrat që janë në asparagus ndikojnë në uljen e kolesterolit, që gjithashtu është e mirë për zemren.

4. Sistemi tretës

Inulina e gjendur në asparagus është mjaft e mirë për sistemin tretës. Inulina kalon në traktin digjestiv dhe zberthehet direkt në zorrën, ku e bënë ushqimin e baktereve të mira në zorrë.

5. Shëndeti i lëkurës

Antioksidantët (viramina C dhe B) janë të mirë për lëkurën, ndihmojnë në ruajtjen e saj, si dhe riparimin e ndonjë pjesë të dëmtuar nga mosha ose nga dielli.

6. Vetitë anti-kancerogjene

Asparagusi ka vlera ushqyese që ndikojnë në parandalimin e kancerit.

7. Shëndeti i trurit

Asparagusi përmbam tiaminë, e cila është thelbësore për funksionimin e trurit. Mungesa e tiaminës është e lidhur më sëmundjet e trurit siç është Alzheimer-i.

8. Anti-diabetik

Asparagusi ndihmonë në përmirsimin e sekretimit të insulinës që është shumë e rëndesishme për parandalimin dhe luftimin e diabetit.

9. Veti anti-inflamatore

Antioksidantet në asparagus mund të ndihmojnë gjithashtu me inflamacion të gjithë trupit.

10. Përmbajtja e acidit folik

Për gratë shtatzëna, asparagusi është ofrues shumë i mirë i acidit folik, i cili është i rëndësishem për zhvillimin e fetusit.

11. Humbja e peshës

Asparagusi gjithashtu ndikon në humbjen e peshës. Shumë fibra që gjenden në asparagus jo vetem që ndihmojnë sistemin e tretjes, por ato bëjnë që të ndiheni më të ngopur, që do të thotë se do të hani më pak. /FamiljadheShëndeti

—-

Shkruar nga: Msc. Alkend Tahirsylaj

Shpërndaje
  •  
  •  
  •