Vitamina B6 (Piridoksina)

Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Vitamina B6 është një vitaminë e tretshme në ujë dhe është pjesë e familjes së kompleks vitaminës B.

Vitaminat e kompleksit B, organizmi ynë i shfrytëzon për të transformuar ushqimin në energji.

Kjo vitaminë ndihmon në:

– funksionin e veshkave

– qetësimin dhe ruajtjen e sistemit nervor

– ndihmon në metabolizmin e yndyrës dhe proteinave

– funksionimin e sistemit imunitar

– sindromin premenstrual

– ndikon në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

Shumë e rëndësishme për të trajtuar:

– humbjen e kujtesës

– vjelljet në shtatzëni

– aknet

– diabetin

– sulmet e astmës

– çrregullimi i vëmendjes

– gurët në veshka

– kanceri i mushkërive

– arteroskleroza

– sëmundjen Alzheimer.

Vitamina B6 është e përfshirë në prodhimin e:

– hemoglobinës që bën transportin e oksigjenit në organizëm,

– serotoninës hormonit që rregullon humorin

– norepineprinës që ndihmon përballimin e gjendjeve stresuese në organizëm,

– melatoninës që rregullon gjumin.

Kjo vitaminë gjendet në ushqime të ndryshme si : drithërat, fasulet, bananet, perimet ( sidomos karrota, spinaqi dhe bizelet), patatet, qumështi, djathi, mëlçia, mishi, vezët dhe farat e lulediellit.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë :

– dëmtime nervore në duar dhe këmbë

– ndryshime në humor si nervozizëm ankth dhe depresion

– dermatit

– buzë të plasaritura

– konfuzion

– dhimbje e muskujve

– lodhje

– përkeqësim të simptomave të anemisë.

Vitamina B6 në shtatzëni

Vitamina B6 bën transformimin e proteinave në energji.

Shtatzënat kanë nevojë të shumëfishuar për marrje të proteinave, dhe kërkesë të shtuar të vitaminës B6. Në ketë rast, vitamina B6 kontribuon edhe në formimin e qelizave të reja të gjakut. Kështu që, gjatë shtatzënisë, rritet vëllimi i gjakut për më shumë se një litër, duke rritur në masë të madhe rëndësinë e marrjes së saj në shtatzëni. Mungesa e vitaminës B6 mund të shfaqet sidomos në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Prandaj, këshillohet marrja e saj si shtesë dietike. Është vërtetuar se kjo vitaminë lehtëson vjelljet dhe mundimin në shtatzëni. Po ashtu, kjo vitaminë është jetike për zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të fëmijës, gjithashtu ndihmon fëmijën të metabolizojë proteinat dhe karbohidratet.

Efekte anësore

Doza ditore maksimale e rekomanduar ditore është 100 mg. Doza të larta të vitaminës B6 mund të jenë toksike me kalimin e kohës, duke rezultuar me dëmtime nervore ose mpirje dhe ndjenjë shpimi në ekstremitete që mund të jenë të pakthyeshme. Po ashtu mund të shkaktojë mbindjeshmëri ndaj dritës së diellit duke shkaktuar skuqje dhe irritim të lëkurës.
Tek disa njerëz mund të shkaktojë efekte anësore si : të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, humbje oreksi, përgjumje, dhimbje koke etj. Nëse keni ndonjërin nga efektet anësore të cekura, duhet ta ndërprisni marrjen e kësaj vitamine.

A mund të ndihmojë kjo vitaminë në humbje të peshës?

Pasi që vitamina B6 rritë metabolizmin e trupit, duke përdorur shumë kalori dhe kjo qon në djegien e yndyrës në nivele qelizore, duke i dhënë një rol të madh në humbjes së peshës nëpërmjet këtij efekti.

Kjo vitaminë mund të ndihmojë në humbje peshës përmes një efekti stimulues që ka në gjëndrën tiroide./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 4
  •  
  •  
    4
    Shares