INFORMATA RRETH PROCESEVE KIMIKE NË KUSHTE SHTËPIAKE

REAKSIONET KIMIKE TË CILAT ZHVILLOHEN GJATË PËRZIERJES SË BIKARBONATIT TË NATRIUMIT DHE ACIDIT ACETIK

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Ka pasur një debat dhe komente të ndryshme se a përzihen soda e bukës (sodë bikarboni me uthull).
Përzierja e atyre dy përbërësve sjellë një reaksion kimik që përfundon me erupsion apo shkumbëzim.

Soda bikarboni në reaksion me uthullën bëhet në dy hapa apo reaksione të ndara. Reaksioni i parë është acid-bazë.
Procesi i përgjithshëm mund të përmblidhet nga ekuacioni i mëposhtëm:

Sodë buke (bikarbonat natriumi) plus uthull (acid acetik) jep dioksid karboni plus ujë plus jon natriumi plus jon acetat.

NaHCO3(s) + CH3COOH(l) → CO2(g) + H2O(l) + Na+(aq) + CH3COO-(aq)
Rezultati i këtij reaksioni fillestar jep dy kimikate të reja: acidin karbonik dhe acetatin e natriumit.

Acidi karbonik është i paqëndrueshëm (pra nuk qëndron në reaksion) dhe i nënshtrohet një reaksioni dekompozimi për të prodhuar gazin e dioksidit të karbonit:

H2CO3 → H2O + CO2

Dioksidi i karbonit lirohet si flluska. Flluskat janë më të rënda se ajri, kështu që dioksidi i karbonit grumbullohet në sipërfaqen e vendit ku bëhet përzierja në atë enë apo shishe. Pra në këtë rast lirohet një gaz.
Në kushte shtëpie duhet pasur kujdes sepse nëse i qëndrojmë përmbi me fytyrë drejtpërdrejtë në ambient të hapur ky proces mund të shkaktoj ngacmim të traktit respirator, teshtima, alergji ose nëse përziet sasi më e madhe e substancës ndodh edhe helmim. Nëse përzjerja ndodh në një ambient të mbyllur për shembull në një shishe të sprejit përzihet sasi më e madhe e acidit dhe bazës atëherë si pasojë që gazi ska nga të lirohet mund të vjen deri në një shpërthim të lehtë.

 

Por a ja vlen që një eksperiment i tillë të provohet në kushte shtëpie?

Nënat duhet të kenë shumë kujdes gjatë përzierjes dhe kjo mund të përdoret vetëm për pastrimin e banjos, tubacioneve, të kanalizimeve apo guacës mund të përzieni gjysëm filxhani sodë bikarboni dhe një filgjan uthull. Do të ishte e preferueshme të përdorni mask në fytyrë dhe pasi të hidhet përzierja në kanalizim largohuni për disa minuta nga ai ambient. Kjo përzierje ka një efekt të fortë që shërben si zhbllokues i tubacioneve.
Ndërsa për larjen e rrobave në lavatriqe në vend të zbutësit në larjen e fundit do të ishte e preferueshme të hidhni uthull. Acidi në uthullën e bardhë heq çdo mbetje që mund të ketë ngelur në shtrat, peshqir, batanie apo çarçaf.
Ndërsa për shtrat të bebes apo të të rriturve pastrimi me sodë bikarboni do të ishte i mjaftueshëm sepse konsiderohet si një pastrues shumë i mirë nga mikrrobet.

Ky sqarim ja vlen të bëhet në detaje për nënat sepse çdo lëshim në këtë drejtim nese do të provonin nënat të bënin eksperimente kimike në kushte shtepie çfardo qofshin ato, askush nuk do të dëshironte të përfundonte çoftë edhe me një ngacmim të lehtë të traktit respirator. Jo çdo informacion i marë nga interneti është i saktë sepse dihet se çdokush mund të plasoj lajme të ndryshme, dhe nuk ja vlen të provohet me metodën “how to…”.
Ndoshta jo çdokujt mund ti ndodhë por mjafton ti ndodhë vetëm njërës nga ne.

Për informata më të gjërësishme:
(Informatat rreth proceseve kimike:
Libri Kimia analitike ll
Autor: Feti Zazani
Universiteti i Tiranës
Viti i botimit 1998)

/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •