Urime me jete te gjate! Qysh linde, normal a me operim?


Me operim.
“Ani de cka me bo”, “Ani se edhe ajo lindje osht” , “Pse a smujte me lind normal a?” , “ Uhh ti leht e paske pas…”

9 muaj veshtiresi, vjellje, marramendje, tension i ulet, pa-gjakesi, dhimbje, mundim e barre e rande ne fund pse vendos me zgjedh prerjen cezariane apo kushtet ta pa mundesojne lindjen normale te cilesojne se ke bo dicka ma pak se me lind normal e kjo nuk osht krejt… kam degju komente prej ma t’ndryshmeve po ajo cka mka habit ka qene “Femin kur e lind me operim t’dhimet ma pak se me lind normal… per arsye se nuk i din dhimt…”

Ato cilat e kane provu prerjen cezariane besoj edhe i njohin dhimbjet.
Per dallim prej lindjes normale qe ki dhimbje fillim me prerje dhimbjet fillojne pasi qe perfundon lindja… atehere kur fillon edhe anestezioni me kalu.
Veshtiresite gjate fillimit e hapat e pare ne toke mas operimit t’bojn me u ndi sikur “A thu a ko me ec ma” ose “ A ko me qene ma si maheret” ose t’pakten une ashtu jom ndi… sikur sko me vy ma asnjehere!!!

Besoj mu si shume t’tjerave e pranum ose jo na pengojn kto fjale kur e dim se nuk jon ashtu.

Me kete postim po du vetem me i tregu femrave te tjera se cdo shtatzani eshte ndryshe, me dhimbje e mundime t’ndryshme po edhe nese rruga e lindjes eshte prerja cezariane nuk dmth se eshte ma e lehte ose une e du femiun tem ma pak perkundrazi fmiu jem eshte BOTA per mu, jam n’gjendje me nejt pa gjum, me lan veten tem anash, me i lan punet tjera anash per to.
Gjithmone ko me vepru n’kete menyre se une jam nana e tij edhe di me u kujdes mas miri per to!
Erza Ferati

jetaegruas