Fjalët e një babai..

Fjalët e një babai..

Bijë, se di si ia kam bërë me hakun,
por kujtimi në mendje dot s’më ndalet,
më kujtohet kur s’mund ta kaloje pragun,
e unë të thoja u rritsh sa malet!

Para pasqyres shpesh kur qëndroje,
të via nga afër me ledhatime,
e prej aty sikur me dashuri më shikoje,
kur të thoja s’ka më të bukur se vajza ime!

Kur të rritesh e të bëhesh e ditur bijë,
do të veshësh fustan të bardhë,
që të bëhesh një nuse e mirë,
një vajzë si ti për ne mbetet e rrallë!

Ja dhe sot ajo ditë erdhi bijë,
por s’qenka as për të qëndisur fjalët lehtë,
sikur fotografit shkrepin me pahirë,
nusërinë tënde sot me të vërtetë!

Dua të t’them udhë e mbarë,
por s’di as vet dot si ta them,
kur më the ma bën hallall babë,
krejt dunjaja sikur m’u shemb!

Të putha në ballë të lëshova duvakun,
s’më vinte në mendje të bëja më shumë,
edhe sot të ndihmova ta kalosh pragun,
emocionet na përfshinë si lumë!

Sot ti fare mos e shiko orën,
medito mirë gjërë e gjatë,
mos harro dhe një herë ta kthesh kokën
babë e nanë që i lë n’konak!

Ja që Zoti kështu e paska shkru,
për dikë të bëhesh prehje e mirë
aty ku lind çdoherë mos me jetu,
për prindërit gjithmonë të mbetesh xhevahirë!

E tash më shumë se çdoherë,
nanën tënde fort e përqafova,
e përjetova atë thënien qysh atëherë
kur gjyshi yt m’a tha: “Në emanet bijën ty ta dorëzova!”

Dashurije Bajrami✍️