TËRSHËRË, BANANE, NEKTARIN DHE VAJ KOKOSI


Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Mosha 8+

Përbërësit:
• ½ filxhani me tërshërë të thatë;
• 1 nektarin
•½ banane;
• një filxhan me ujë, qumësht gjiri ose formule (unë zakonisht tërshërën e ziej me ujë).
•Një lugë e vogël vaj kokosi bio organik.

Përgatitja:
1. E vendosni tërshërën dhe qumështin (ujin) në një tenxhere dhe zieni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta duke i përzier shpesh.
2. E hiqni nga zierja dhe e leni pak sa të ftohet.
3. Shtoni bananen dhe nektarinën
4. Në fund i kaloni të gjithë përbërësit në një blender për 1 minutë.
5. I shtojmë edhe një lugë të vogël vaj kokosi bio organik.
Tashmë pureja është gati për tu konsumuar.

Detajet:
Koha e përgatitjes së puresë është 3 minuta
Koha e gatimit është 10 minuta
Përbërësit e lejuar për bebe 6+ mirëpo kombinimi trio i produkteve fillohet nga 8+./Familjadheshendeti.com