TEMPERATURAT E LARTA DHE SHËNDETI I ZEMRËS

🍀 Vera është një nga stinët më të bukura të vitit. Shijoni diellin këtë verë, por tregohuni të kujdesshëm nëse ju ose dikush në familjen tuaj vuani nga sëmundjet e zemrës.

🔵 Moti i nxehtë e vë në “stres” zemrën e të gjithëve duke bërë që ajo të rrahë më shpejt dhe të punojë më shumë për ta mbajtur trupin të freskët, por njerëzit me sëmundje të zemrës, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, nuk përshtaten aq lehtë, kjo do të thotë se ata janë në rrezik nga e ashtuquajtura “goditje e nxehtësisë”.

🔴 Në fakt, djersitja, reaksioni i trupit ndaj temperaturave të larta, mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të zemrës. Përmes djersës nuk largohet vetem uji, por edhe mineralet e nevojshme pë trupin, duke shkaktuar “stres” të shtuar në zemër. Për më tepër, disa ilaçe (diuritikë) që njerëzit marrin për sëmundje të zemrës kanë për qëllim largimin e lëngjeve nga trupi, gjë që rrit rrezikun e tyre.

✅ Rekomandohet që pacientët me sëmundje të zemrës të vazhdojnë të marrin ilaçet e tyre siç i kanë të përshkruara dhe të jenë të vetëdijshëm se mund të kanë nevojë për të pirë më shumë ujë për të mbajtur trupin tuaj në ekuilibër. Prandaj me ngritjen e temperaturave, pacientët që kane sëmundje kardiake (të zemrës) duhet që vazhdimisht të konsultohen me kardiologun e tyre, për të vlerësuar gjendjen e tyre, për të bërë përshtatjen e barërave të përshkruara me ndryshimet klimatike.

❓Kush rrezikohet më shumë

🔶 Të moshuarit dhe fëmijët shumë të vegjël kanë më shumë vështirësi në rregullimin e temperaturës së tyre dhe kështu mund të rrezikohen më shumë nga temperaturat ekstreme.
🔶 Njerëzit e moshuar, veçanërisht nëse janë mbi 75 vjeç.
🔶 Pacientët me sëmundje kronike kardiovaskulare.
🔶 Pacientët me sëmundje të mushkërive, probleme me veshkat, diabetin dhe sëmundjen e Parkinsonit.

❓Si ta ruajmë zemrën gjatë temperaturave të larta

🔷 Mbahuni të hidratuar, duke pirë sa më shumë ujë. Uji është më i miri, në krahasim me lëngjet jo natyrale dhe që përmbajnë sheqerna. Në rastet me pamjaftueshmeri të zemrës (insuficience kardiake) , duhet të kemi kujdes dhe të kufizojmë marrjen e lëngjeve, në një gjendje të tillë duhet domosdoshmërisht konsultimi me kardiologun tuaj.
🔷 Shmangni pirjen e pijeve alkoolike. Ata mund t’ju bëjnë më të dehidratuar.
🔷 Shijoni ushqime të ftohta, siç janë sallatat dhe frutat, të cilat kanë një përmbajtje të lartë uji dhe janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve.
🔷 Mundohuni ta mbani shtëpinë tuaj të freskët kur qëndroni në ambiente të mbyllura, vedosni perde në dritaret e ekspozuara në rrezet direkte të diellit. Hapni dritaret nëse është më e freskët sesa në shtëpinë tuaj. Fikni çdo dritë ose pajisje elektrike që nuk ju nevojitet, pasi ato mund ta bëjnë shtëpinë tuaj më të nxehtë.
🔷 Kaloni kohë në pjesën më të freskët të shtëpisë tuaj, veçanërisht për të fjetur.
🔷 Vish rroba të lehta, të lirshme dhe të përshtatshme.
🔷 Mos qëndroni në diell në pjesën më të nxehtë të ditës, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 pasdite.
🔷 Kaloni kohë më shumë në ambientin e jashtëm nëse është më freskët se brenda shtëpisë, veçanërisht nën hije. Aplikoni krem ​​dielli, vishni një kapelë dhe mbani me vete pak ujë.
🔷 Shmangni ushtrimet ekstreme fizike.

Dr. Gojart Xh. PLLANA MD – Specialist i Kardiologjisë!

familjaeshendoshë