” Pastërtia është gjysma e besimit”

Kur flet me gratë shqiptare rreth punëve të shtëpisë, secila tregohet aq e pastërt saqë të bën të mendosh se tërë ditën rrin me fshisë në dorë!
Shumica jemi kështu, por disa argumente sikur flasin ndryshe!

Një ditë rastisa në një lokal ku isha e ftuar në dasëm dhe desha t’i laj duart, në banjo nuk hyhej nga tymi i duhanit, madje gratë kanë hudhë në tokë gjysmën e fushekut duhanit dhe kanë shkelë me këmbë, jo një por plotë!!
Për wc mos flasim më mirë, mos e hap derën fare!!

Kush është fajtor?! Ne jemi mu ato gra që shiqojmë vetëm shtëpitë të na vizëllojnë se po na qesh dikush ndërsa sapo dalim jashtë shtëpisë skemi as higjien personle siç duhej ta kishim!

Shko në shkollat tona, që në hymje të katit vjen erë e rëndë, ndoshta kanë faj shkollat dhe njerëz të caktuar që janë vënë në detyrë të mirëmbajtes së pastërstisë, por a thua fëmijët tanë skanë faj fare?!
Kush shkruan dhe vizaton në mure fjalë të pista?
Janë pikërisht fëmijët tanë, e jo kryesia e shkollës!
Sa shpesh më thotë vajza në kls të tretë, nanë shumë fjalë të flliqura ka në mure!!
Po sikur këto fjalë të na i shkruanin në dhomat e tyre ose sallone ku presim mysafir!

Nëna të dashura, ashtu siç i japim zor muhabetit se jemi aq të pastërta, ejani fillimisht ta edukojmë veten, pastaj fëmijët tanë, të jemi të bindura se gjithçka do të ndryshojë!
Ta mbrojmë ambientin me gjestin më të vogël që bën fëmiu ynë duke hudhë bërllogun ku të dëshirojë.
Bëhu shembull i fëmijut tënd dhe mos hap dritaren e veturës duke hedhë bërllogun kudoqoftë!
Mos e harroni fjalën e profetit të dashur:
” Pastërtia është gjysma e besimit”

Mësoni fëmijët dhe veten me fjalën e urtë që e hasni shpesh në shumë banjo të lokaleve:
” Ju lutemi lëreni toaletin ashtu siç dëshironi ta gjeni”
Emine Bajrami