Si të qëndroni të qetë në situate stresuese dhe të ruani nervat?

Të gjithë e dimë se po jetojmë një jetë dinamike, plot detyrime e pengesa, por qëllimi është të mbetemi të qetë. Në vazhdim iu sjellim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në momentet kur jeni nën presion.

  1. Vlerësoni atë që keni:

Nëse e vlerësoni atë që keni, do të ndiheni më mirë emocionalisht, plot energji dhe dëshirë për të jetuar. Ky lloj i të menduarit zvogëlon hormonin e stresit për 23 për qind.

  1. Harroni në atë “Çka nëse…?

Kjo pyetje do t’ju fokusojë në mendime të këqija dhe do të harroni të fokusoheni në mundësitë e reja.

  1. Bëhuni pozitiv

Mënyra pozitive ndihmon ne luftën e stresit, përqendrohuni në gjërat e mira që ju rrethojnë dhe harrojeni se çka ju mungon.

  1. Përfitoni nga mbështetja e njerëzve që ju përkrahin

Është shumë e vështirë te ballafaqoheni me të gjitha problemet, një fjalë e mirë mund të ju ndihmojë në situate të pa këndshme,

  1. Kujdesuni për ushqimin dhe flini mjaftueshëm

Ushqimi  ndihmon për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë., prandaj hani sa më shumë pemë dhe perime dhe shmangni ëmbëlsirat dhe kafeinën.

Gjumi i mirë kontribuon në vëmendje dhe kujtesë ndërsa pagjumësia rrit hormonin e stresit.

Përgatiti: Venera Sylejmani Ahmedi /FamiljadheShëndeti