Rreziku i dehidrimit lind kur marrja e lëngjeve është e pamjaftueshme

Si rregull, prek më shumë të moshuarit dhe fëmijët, pasi këto grupe normalisht pinë më pak ujë në jetën e tyre të përditshme.

Kujdes për disa shenja të dehidrimit që duhet ti dini:
• Etja
• Tharja e gojës dhe e buzëve
• Lodhje dhe dobësi të muskujve pa ndonjë shkak të dukshëm
• Dhimbje koke dhe marramendje
• Sytë e tharë
• Nervozizëm
• Urinë e errët dhe e pakët

Këshilla më e mirë është të pini ujë (edhe pa etje) dhe ilaçi më i mirë është gjithmonë parandalimi.

Për më shumë konsultohuni me mjekun tuaj.
Dr. Ilir Bajraktari, Kardiolog