DEPRESIONI dhe HIPOTIROIDIZMI❗️❓️

Shumë njerëz përjetojnë ndjenja depresioni kur kanë hipotiroidizëm. Në fakt, njerëzit me hipotiroidizëm kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion sesa ata me një gjëndër tiroide që funksionon normalisht. Dhe brenda këtij grupi, ata me hipotiroidizëm të lehtë ose kufitar (subklinik) mund të jenë në më pak rrezik për depresion sesa njerëzit me hipotiroidizëm më serioz.

Disa njerëz me hipotiroidizëm kanë vetëm ndjenja trishtimi dhe nervozizmi. Por, disa të tjerë kanë të gjitha simptomat e depresionit klinik.

Kjo është e rëndësishme pasiqë çdo ndjenjë depresioni mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme. Njerëzit që kanë hipotiroidizëm dhe ndihen në depresion shpesh përjetojnë këto simptoma:

Zvogëlim i lëvizjeve fizike
Humbje e oreksit
Lodhje e tepruar
Energji e dobët

Hipotiroidizmi shkakton depresion në disa mënyra të ndryshme, veçanërisht për sa i përket niveleve tona të energjisë dhe forcës fizike:

Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e niveleve të energjisë. Energjia e ulët mund të ngadalësojë funksionimin e trurit, i cili mund të përjetohet si depresion. Është e paqartë saktësisht se si hormonet tiroide ngadalësojnë funksionimin e trurit.
Të kesh hipotiroidizëm mund t’ju dobësojë edhe fizikisht. Mund ta keni më të vështirë të bëni gjëra të përditshme si puna ose ushtrimet.
Të ndihesh i lodhur dhe të kalosh më shumë kohë vetëm në shtëpi mund të çojë gjithashtu në depresion ose ta përkeqësojë depresionin ekzistues.
Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog