Kur doktori më dha lajmin se do të më duhej të zgjidhja mes gruas dhe fëmijës më zuri paniku!


Nuk do të mund ta shihja veten pa atë mrekullinë e vogël të cilin, për nëntë muaj, u kujdesëm, e donim dhe e shikonim duke u rritur.
Por do të ishte e pamundur të jetoja pa gruan dashurinë e jetës sime.
I thashë doktorit që ta bëj të pamundurën për të shpëtuar gruan time, sepse nëse kam atë mund të kemi fëmijë të tjerë.
Mbërrita në shtëpi i dërrmuar, bëra dush për t’u kthyer prap në spital.
Më kujtohet kur përkula gjunjët në dyshemenë e dhomës sime, duke qarë, duke i kërkuar Zotit t’i shpëtoj të bëj mrekulli!
Ndjeva një paqe kaq të madhe, sikur dikush atje lart më tregoi se do të kujdesej për gjithçka.
Kur mbërrita në spital, ku ishin dy dashuritë e mia dhe pak nga pak e gjithë ajo frikë, ai tmerr po shuhej.
E preka atë dorën e vogël, e mbajta gruan time dhe së bashku bëmë një lutje, duke falënderuar Zotin për atë moment, qoftë edhe i fundit!
Në atë moment isha njeriu më i lumtur dhe më mirënjohës në botë!
Gruaja ime arriti të shërohet nga hemorragjia, dhe sot po festojmë ditëlindjen vogëlushit tonë.
Që tashmë është tre vjeç !
Mësova se edhe në dhimbje, dashuria na jep përsëri mundësinë të besojmë dhe të shpresojmë!
Sepse duhet të besojmë te Zoti dhe te fuqia e tij.♥️