Pure me kungulleshkë, karotë dhe ujë mishi

Përgatiti: Blerta F. Kryeziu

Kungulleshka pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, është shumë e pasur me ujë (93 për qind ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, zink, bakër, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitaminë C).

E veçanta e tyre është se janë të pasura me fibra dhe mangan.
Kungulleshkat janë burim i mirë për acid folik.

Karota përmban vitaminë A (karotën), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.

Si përgatitet pureja nga kungulleshka karota dhe ujë nga mishi i zier

Përbërësit:

1 kungulleshkë mesatare
Gjysmë karotë
Pak ujë mishi

Përgatitja:

  1. Kungulleshkës largojani lëvoren. Pastrojeni mirë dhe preni në copëza të njëjta.
    Karota pastrohet mirë po ashtu dhe prehet në copëza të vogla.
  2. Hidhni kungulleshkën dhe karotën të zihet në avull për rreth 10-12 min.
  3. Pasi të jenë zier mund ti shtoni pak lëng mishi që është zier më herët dhe në fund bluhet në blinder.

Preferohet për drekë.

I bëftë mirë bebit./FamiljadheShëndeti

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •