MENAXHIMI I SËMUNDJEVE REUMATIKE

Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Fakte te shpejta

– Ti nuk je vetëm. Me qindra mijëra njerëz në Kosovë të të gjitha moshave dhe gjinive kanë artrit ose probleme të tjera reumatike.
– Shumë sëmundje reumatike janë çrregullime kronike. Ato nuk kanë gjasa të largohen apo sherohen.
– Nuk mund të ketë shërim për gjendjen tuaj, por menaxhimi efektiv është i mundshem për shumicën e pacientëve.
– Shumë njerëz me sëmundje reumatike kanë jetë cilësore, të lumtur dhe të kënaqshme vit pas viti.

Nëse jeni diagnostikuar kohët e fundit me artriti ose një nga sëmundjet e tjera reumatike, është e natyrshme që të ndiheni të shqetësuar, madje edhe pak të mbingarkuar. Ky është një përgjigje e natyrshme ndaj një kthese të papritur në “rrugen” tuaj.

Si i trajtoni shqetësimet (ankesat) tuaja reale?

Keni informacione mbi faktet apo simptomat e sëmundjes, filloni me realitetin. Me trajtimin e duhur, mund ta menaxhoni këtë gjendje dhe të jetoni ende një jetë të mirë dhe produktive. Ekzistojnë medikamente të shumta dhe terapi që janë provuar tashmë të cilat janë treguat mjaft efektivë dhe profesionistë shëndetësor të cilët mund të ndihmojnë.

Megjithatë, ju patjeter duhet të merrni kontrollin e situatës. Kjo do të thotë që të sigurohesh që të keshë stërvitje adekuate, pushim të mjaftueshëm dhe ushqim të mirë. Kjo gjithashtu do të thotë të mësosh për dhe rreth sëmundjen tënde dhe të marrësh hapa për të adresuar nevojat e tuaja. Njohuria që fitoni dhe qasja pozitive që ju merrni në stilin e ri të jetesës, do të bëjë dallimin mes përballjes me sëmundjen reumatike dhe të jetuarit mirë, pavarësisht nga diagnoza juaj. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje