“MË MIRË T’A PARANDALOSH SE SA T’A SHËROSH”

Nga Dr.Gojart PLLANA, Spz. i Kardiologjise me Angiologji
QKUK/Klinika e Kardiologjise

 

Shëndeti nuk është thjeshtë vetëm mungesë e sëmundjes.” Hannah Green

Në praktikën tonë të përditëshme në Klinikën e Kardiologjisë shumë shpesh hasim në pacient të cilët pasi hospitalizohen, gjatë marrjes së anamnezës, në pyetjen tonë se a vuani nga ndonjë sëmundje, pergjigja e tyre më e shpeshtë është: “une as injeksion nuk kam marre kurrë, unë kurrë s’kam qenë te mjeku, unë gjithmonë kam qenë shëndosh e mirë” etj., ndërsa arsyet e hospitalizimit të tyre janë nga më të ndryshmet, por të gjitha gjendje mjaft të rënda shëndetësore, duke filluar nga Krizat Hipertenzive e Diabeti e deri te Infarkti akut i Miokardit (siç njihet në popull, sulmi në zemër apo pika në zemeë).

Shtrohet pyetja: A thua ka mundesi që nga një gjendje plotësisht e shëndoshë përnjëherë të vie deri te probleme kaq seroze të zemrës?!
Pergjigja është : JO.

Po ta pyesim veten secili prej nesh, se sa i kushtojmë rëndësi shëndetit, besoj që një numër shumë i madh do të ndalej të mendonte dhe përgjigja do të ishte: “Unë nuk kujdesem fare për shëndetin tim

Kjo gjendje vie si rezultat i të jetuarit jo shëndetëshem, që nënkupton:

  • Pirje e duhanit
  • Kequshqyeshmëria
  • Obeziteti
  • Pasiviteti
  • Pagjumësia (gjumi jo i mjaftueshëm)

Në mënyre që sadopak të kontriboni në përmiresimin e shëndetit tuaj rekomandoheni që të:

♦️ Leni duhanin
♦️ Ushqeheni mire dhe me mase ( sa me shume fruta dhe perime, sa me pak ushqime me kripe, sheqer dhe yndyrna)
♦️ Monitoroni peshen tuaj,
♦️ Merreni me aktivitet fizik, dhe
♦️ Beni gjume te mire ( se paku 7-8 ore gjume gjate nates)

Në Institutin e Mjekësisë së Punës, ku punoj që nga viti 2006, kryhen vizita sistematike vjetore të punëtorëve, ku jo rrallë herë janë zbuluar sëmundje për të cilat pacientët nuk kanë qenë fare në dijeni. Sukseset gjate trajtimit të këtyre pacientëve nuk kanë munguar si rezultat i zbulimit te hershëm të sëmundjes.

Prandaj edhe nëse nuk keni ndonje ankesë, ndonjë simptomë, kjo nuk ju siguron se ju nuk vuani nga ndonjë sëmundje.

Të mendosh për shëndetin do të thotë që mbi moshën 40 vjeçare edhe pa praninë e simptomave (e në rastet kur kemi prani të sëmundjeve si dhe ngarkesa në punë edhe në mosha më të reja), së paku një herë në vit të bëni një check-up kardiologjik, që nënkupton një vizitë te mjeku kardiolog si dhe analizat laboratorike, vlerat e sheqerit dhe yndyrnave në gjak, ndërsa në moshat më të shtyera edhe me shpesh.
E gjitha kjo që të zbulohen me kohë sëmundjet e mundshme kardiovaskulare me qëllim të parandalimit dhe/ose trajtimit të tyre me kohë.

“Më mirë t’a parandalosh se sa t’a sherosh”/Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  • 57
  •  
  •  
    57
    Shares