Kujdesi ndaj rriqrave

Nga Fjolla Neziri – Veterinare

Me ardhjen e pranverës rriten rastet e pickimit të kafshëve nga rriqrat. Nuk është e thënë që çdo herë rriqrat të jenë bartës të sëmundjeve infektive mirëpo ato janë bartëse të shumë sëmundjeve infektive andaj duhet të kemi kujdes për kafshët.

Çka janë rriqrat?

Janë araknide të vogla apo tetëkëmbësha që ngjiten në lëkurën e gjitarëve dhe ushqehen me gjakun e tyre. Disa specie të tyre janë bartëse të sëmundjeve serioze dhe kontagioze, virale dhe bakteriale.

Rriqrat gjenden në vende pyjore, në territore me bari dhe afër ujit. Pasi që rriqrat ngjiten në kafshë ato pinë gjakun e kafshës, e rrisin trupin e tyre në madhësi përgjatë disa ditëve. Pasi qe rriqra është plotë ajo shkëputët nga kafsha dhe bie në tokë.

Rriqrat janë shumë aktive gjatë pranverës dhe vjeshtës. Shumica e sëmundjeve të shkaktuara nga rriqrat karakterizohen nga shenja të njëjta klinike që përfshijnë ethe, gjakderdhje, zvogëlim të apetitit, lezione të lëkurës.

Luftimi i rriqrave

Lyerje me eter ose vaj në vendin ku është rriqra, pastaj me një pincetë të kapet dhe të tërhiqet.
Trajtimi me akaricid si: Fosfoorganik, Amitraz, Piretroide (Flumethrin,Cypermethrin). Rripat e qafës nuk kane veprim 100 për qind kundër rriqrave përveç rripave me Amitraz./Familjadheshendeti.com