KUJDES NGA KLORI NËPËR PISHINA

Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Shumë njerëz, si alternativë për t’iu larguar të nxehtit të verës, zgjedhin pishinat më të afërta për t’u freskuar sadopak.


Sa është është e rrezikshme larja në këto pishina?

Pastrimi i ujit në pishina bëhet me mjete kimike mirëpo çfarë do të ndodhë nëse pastrimi dhe kontrolli i pishinave nuk bëhet asnjëherë në mënyrë të duhur, nuk matet sasia e klorit që përdoret për dezinfemtim dhe madje shpesh sasia është e tepruar e klorit, poashtu edhe PH e ujit nuk është normale.


Me çfarë rreziqesh në pishinat e tilla mund të ballafaqohemi?

Klori është dezinfektuesi kryesor i ujit të pishinave. Ai nuk është i dëmshëm vetvetiu, por me rastin e përzierjes së tij me djersët e njeriut, urinën, bakteret dhe vajin e trupit zhvillohet një substancë kimike e cila krijon probleme.

Por, përveç veprimit të tij mbrojtës, kjo substancë mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë. Sytë dhe buzët janë zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe për këtë duhet të mbrohen me kujdesin më të madh nga efektet e substancave që gjenden në ujin e pishinave. Iritimet në sy janë një shqetësim mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga kontakti me klorin, ku simptomat kryesore janë djegia dhe skuqja.
Gjatë qëndrimit të gjatë në ujë, mund të pësojë pezmatimi i lëkurës, sidomos nëse personi ka një lëkurë të thatë dhe veçanërisht delikate.


Për të kaluar këto rreziqe, mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta:

  • Së pari, kujdestarët e pishinave duhet të merren çdo ditë me pastrim e tyre, pa abuzuar me klorin, pasi siç e përmendëm më sipër ai është i dëmshëm për shëndetin.
  • Pushuesit, nga ana e tyre, duhet të bëjnë gjithmonë dush përpara dhe pasi të futen në ujin e pishinave, sepse në vetvete, ky veprim heq 80% të florës bakteriale të përkohshme si dhe për të larguar preparatet e kozmetikës që shkaktojnë reaksione të padëshiruara kur vijnë në kontakt me klorin.
  • Klori e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapelë për larje, para se të hyni në pishinë, në flokët tuaj vendosni pak vaj për mbrojtje që bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe maskë mbrojtëse, pasi jeni larë.
  • Klori than edhe lëkurën e trupit. Prandaj, pasi të keni kaluar një ditë të tërë në pishinë, pas banjës që do të bëni në shtëpi, lyeni trupin tuaj me qumësht hidratues për lëkurë.

Ndëra në pishina të mbyllura aroma që lëshon ka një ndikim të madh në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe në atë imunitar, duke shkaktuar reaksione alergjike, astmë, autizëm dhe madje edhe kancer.
Mënyra më e mirë është mbrojtja me kostume për ujë për ta mbrojtur lëkurën, syze noti së paku për ti mbrojtur sytë dhe kapel noti për ti mbrojtur flokët./Familjadheshendeti.com