CILAT USHQIME JANË TË PASURA ME SHUMË ME KARBOHIDRATE

Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

KUINOA

Tepër e ushqyeshme dhe me një mori të mirash shëndetësore. Kuinoa është e përbërë nga 21.3% karbohidrate. Kuinoa është e pasur me proteina dhe fibra e si rrjedhojë është mjaft e dobishme për shëndetin.

 

TËRSHËRA

Tërshëra mund të jetë drithi integral më i shëndetshëm në të gjithë planetin. Një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh dhe antioksidantësh. Tërshëra e pagatuar përmban 66% karbohidrate dhe rreth 11% janë fibra. Është e pasur me fibra të tretshëm, të quajtur beta-glukan. Tërshëra është gjithashtu një burim relativisht i mirë i proteinave, duke përmbajtur më shumë se pjesa më e madhe e drithërave.

 

HIKERRORI

Hikerrori i pagatuar përmban 71.5% karbohidrate dhe i gatuar përmban 20% karbohidrate. Hikerrori është shumë ushqyes, i përmban të dyja edhe proteinat edhe fibrat. Gjithashtu ka më shumë minerale dhe antioksidante se të gjitha dritherat e tjere.

 

BANANET
Një nga frutat më popullore, të përbëra nga 23% karbohidrate dhe pjesa tjetër e përbërë nga sheqeri dhe nishesteja. Të pasura me potas, e cila ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, vitaminë B6 dhe vitaminë C, përmbajnë gjithashtu përbërës mjaft të dobishëm për trupin.

 

PATATET E ËMBLA

Të shijshme e që përmbajnë rreth 18-21% karbohidrate. Një burim shumë i mirë i vitaminës A (nga betakaroteni), vitamines C dhe potasit. Të pasura me antioksidante, të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimeve oksidative dhe rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

 

PANXHARI

Panxhari i kuq, një nga perimet më të dobishme dhe më me vlera ushqyese për shëndetin. Panxhari i gjallë, apo i gatuar përmban rreth 8-10% karbohidrate, të përbëra nga sheqeri dhe fibrat. E pasur me vitamina, minerale e antioksidantë të fuqishëm. Panxhari është i pasur me nitrat joorganik, i cili transformohet në trup në oksid nitrik. Oksidi nitrik ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe mund të zvogëlojë rrezikun ndaj sëmundjeve të ndryshme.

 

PORTOKALLËT

Portokallët janë kryesisht të përbera nga uji dhe përmbajnë 11.8% karbohidrate. Ato janë një burim shumë i mirë fibrash. Janë të pasura sidomos në vitaminë C, potas dhe pak vitaminë-B. Përmbajnë gjithashtu acid citrik si dhe antioksidante. Ndihmojnë gjithashtu në rritjen e marrjes së sasise së hekurit nga ushqimi, duke parandaluar rrezikun e anemisë.

 

BORONICAT
Boronicat janë tepër të shijshme dhe me të drejtë quhen “superushqim”, për shkak të përbërësve të fuqishëm dhe antioksidanteve. Ato përbëhen kryesisht nga uji dhe kanë 14.5% karbohidrate. Janë të pasura me sasi të lartë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminen C, vitaminën K dhe magnezin.

 

MOLLËT

Mollët gjenden në ngjyra, përmasa e shije të ndryshme, por në përgjithesi përmbajnë rreth 13-15% karbohidrate. Ato përmbajnë gjithashtu mjaft vitamina dhe minerale, por zakonisht në sasi të vogla. Megjithatë, ato janë një burim i mirë i vitaminës C e antioksidantëve.

 

FASULET E KUQE (në formë veshke).

Fasulet e kuqe në formë veshke (kidney beans) përmbajnë 22.8% karbohidrate, në formën e nishestese dhe fibrave. Janë të pasura gjithashtu me sasi të lartë proteine. Fasulet e kuqe janë të pasura me vitamina dhe minerale si dhe antikosidantë, si anthocyanins dhe isoflavones.

 

QIQRRAT

Qiqrrat e gatuara përmbajne 27.4% karbohidrate, nga të cilat 8% janë fibra. Ato janë gjithashtu një burim shumë i mirë proteine. Qiqrrat përmbajnë mjaft vitamina dhe minerale, duke përfshirë këtu hekurin, fosforin dhe vitaminen-B./Familjadheshendeti.com
 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •