KRIPA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kripa (kloruri i natriumit) është lëndë e bardhë dhe e fortë në trajtë kokrrizash të vogla të kristalta.
Vetitë: NaCl është substancë e ngurt e cila formon kristale me struktur të sistemit teseral kubik, është e tretshme në ujë, me shije të njelmët, që nxirret në sasi të mëdha nga uji i detit apo nga shtresat nëntoksore në miniera gjendet si gurë i kripës.
Në kimi kripa njihet si përbërje kimike e formuar nga zëvendësimi i plotë ose i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij.
Këtë krip e quajm edhe krip e gjellës, gur kripe apo krip kuzhine dhe që përdoret në gjellë ose u hidhet ushqimeve për t’i ruajtur për një kohë të gjatë.
Kloruri i natrumit është përbërës i lëngjeve të organizmave të gjallë.

 

Cila është doza që lejohet të konsumohet gjatë ditës?

Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës, në muajt 7 deri 12 mjafton i 1g kripë përpos gjirit dhe atë përmes disa ushqimeve që vetë në përmbajtje kanë kripë pa i shtuar shtesë pures apo sallatës nga perimet që keni përgatitur, përderisa fëmijët nga 1 gjerë në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë pra shmnagni kriposjen e ushqimit të cilin e pregatisni vetëm për fëmiun.
Ndërsa mesatarja që një person mund të konsumojë natrium është 3.3 gramë, kryesisht nëpërmejt kripës. Doza ditore e natriumit që rekomandohet nga ekspertët është 2.3 gr. ndërsa për ata që janë më të vjetër se 51 vjeçë e që vuajnë nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e veshkave, rekomadohet doza me 1.5 gr. nga ana tjetër, ka njerëz që vuajnë nga mungesa e natriumit apo sodiumit në trup dhe zëvendësimi i mungesës bëhet përmes tretsirës kimike 0.9% e NaCl është izotonike me plazmën e gjakut dhe shërben si tretsir fiziologjike.

 

Cila kripë është më e mirë?

Kripa normale si dhe ajo e himalajes kanë të njëjtën përbërje kimike por kripa himalaje është e kristalizuar nga presioni dhe ka një strukturë që mbahet nga lidhje elektrike pra ka energji dhe vibracion, e cila kur shkrihet në ujë i kalon organizmit tonë që ka aq shumë nevojë. Kjo kripë është kristalizuar miliona vjet më parë kur ujrat e detit nuk ishin të ndotura siç janë sot.
Kripa e detit nuk ka strukturë kristaline elektrike si rrjedhim ska energji por ka të gjitha elementet kimik pra 84 elemente e bashkë me to ka edhe shumë elemente metalike e pisllëqe të ndryshme nga industritë që derdhin mbeturinat në det . Këto elemente thithen bashkë me kripën dhe provokojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Pra më e shëndetshme është kripa himalaje./Familjadheshendeti.com