PURE ME PERIME DHE MISH PULE

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo recetë është e përshtatshme për bebet 8 muajshe por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo pure do ta bënte një vakt fantastik, mëse të plotë edhe për të. E pasur me shumë vlera ushqyese.

Është e mahnitshme se si brokoli përzihet me lulelakrën dhe karrotën duke e bërë atë shumë kremoze dhe shumë të shijshme. Mishi i pulës ia shton edhe më shumë shijen.
Pureja është e pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez, brom dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, E, A beta karotën, si dhe fibra ushqyese.


Përbërësit:

1 lule të madhe brokoli
1 lule të madhe lulelakër
1 karrotë mesatare
mish i bardhë i pulës
1 lugë e bebit vaj rapsi

Përgatitja:
Zieni me pak ujë apo avull lulen e brokolit, lulelakrës dhe karotën derisa të zbuten (rreth 10 – 12 minuta).
Mishi pulës është zier së bashku me pjesën tjetër të mishit për familjen pastaj një pjesë e kemi shtu tek perimet.
Lëreni të ftohet.
Vendosni të gjithë përbërësit në blender për t’i bluar, hidhini nga lëngu i zier, derisa të fitoni masën me hollësinë e dëshiruar ose nëse keni filluar me copa dhe bebi ka dhëmbë atëherë mjafton vetëm të shtypet me pirun.

I bëftë mirë bebit./Familjadheshendeti.com