MËNDJA DHE DALLIMET GJINORE

Nga Dr. Gentian Çala – Psikiatër

Ndryshimet gjinore nuk janë vetëm fizike, psikologjike, por edhe në funksionimin e mendjes.

Studiuesit thonë se truri i mashkullit është 10% më i madh se ai i femrës, por kjo nuk ka të bëjë me inteligjencën.

Truri i femrës funksionon më shumë ndërmjet hemisferave, pra nga e majtja në të djathtë, kurse ai i mashkullit më shumë nga ndërlidhja e pjesës së përparme dhe të pasme. Kjo vjen për shkak se funksioni i substancës gri te meshkujt është 9 herë më i shprehur, kurse te femrat është 9 herë më i shprehur funksioni i substancës së bardhë. E para merret kryesisht me procesimin analitik të informacionit, kurse e dyta me shkëmbimin e informacionit.

Studiuesit kanë vërejtur rreth 100 dallime strukturore dhe funksionale midis trurit femëror me atë mashkullor.

Le të përmendim disa nga dallimet që duhet ti kemi parasysh në jetën e përditshme:

1. Femrat mund të merren me disa gjëra njëkohësisht, kurse meshkujt me një të tillë dhe kalojnë me vështirësi nga një detyrë në tjetrën.

2. Meshkujt e kanë më të lehtë orientimin në hapësirë dhe mbajnë mënd me lehtësi distancat, shpejtësitë, kurse femrat mbajnë mend kryesisht pikat orientuese. Ju kujtohet pse themi se janë shofere jo shumë të mira?

3. Femrat mësojnë më me lehtësi gjuhët e huaja, madje ato mund të kenë zona për gjuhën në të dy hemisferat, ndërsa meshkujt vetëm në një anë.

4. Meshkujt veprojnë pa u menduar, femrat flasin pa u menduar.

5. Femrat mund të dallojnë më mirë emocionet, ndijesitë shqisore (dëgjimi, prekja) ngjyrat sesa meshkujt.

6. Meshkujt janë më analitikë dhe më të aftë në shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve.

7. Meshkujt mendojnë apo imagjinojnë dy herë më shumë se femrat për jetën seksuale.

8. Femrat mbajnë mend më shumë detaje se meshkujt, të cilët përqëndrohen vetëm në thelbin e gjërave.

9. Meshkujt e përthithin më shpejt informacionin se femrat.

10. Meshkujt janë më të mirë në shkencat ekzakte, kurse femrat në shkencat sociale.

11. Femrat flasin shumë më tepër se meshkujt, ato mund të përdorin brenda një dite 3 herë më shumë fjalë se meshkujt.

12. Femrat janë më sociale, kurse meshkujt më agresivë dhe kompetitivë.

13. Femrat dhe meshkujt kanë një perceptim të ndryshëm të humorit, meshkujt presin fundin e shfaqjes, kurse femrat shijojnë gjithë shfaqjen dhe gjuhën.

14. Femrat i kanë më të zhvilluara aftësitë organizative se meshkujt.

15. Nëse mashkulli sheh një top në rrugë është më e mundshme që ta gjuaj me këmbë, kuse femra me gjasë do ta marrë me duar.

16. Të folurin meshkujt e perceptojnë me logjikë, duke kuptuar saktësisht atë që thuhet, kurse femrat përdorin më shumë pjesën emcionale dhe intuitive duke nënkuptuar domethënien.

17. Mendja femërore i përgjigjet 8 herë më shumë emocioneve se sa i meshkujve, kështu që femrat i ndryshojnë më shumë qëndrimet, kurse meshkujt janë më kohezivë.

18. Femrat janë observuese më të mira se meshkujt.

19. Femrat kanë një kujtesë më të mirë se meshkujt sidomos kur bëhet fjalë për emra, vende apo fytyra.

20. Mendja e femrës është më aktive se ajo e meshkujve.

21. Femrat lexojnë më mirë simbolet jo verbale se sa meshkujt, pra kuptojnë më shumë nga gjuha e trupit.

22. Meshkujt ndaj rrezikut ose stresit reagojnë kryesisht me “lufto ose ik”, kurse femrat kanë një qëndrim më të ndryshëm duke shkuar ndonjëherë drejt aleancës strategjike, ndoshta manipulative.

23. Femrat janë më pak të afta se meshkujt për tu përshatur me nivele më të larta të stresit.

24. Për femrat dashuria është ajo që ndodh në 24 orë, kurse për meshkujt ajo që ndodh në disa minuta.

25. Femrat përjetojnë më shumë dhimbjen se sa meshkujt.

26. Meshkujt mund të vuajnë mē shumë nga çrregullimet neurologjike se sa femrat si p. sh. Dislexia, Autizmi, Hiperaktiviteti, etj.

27. Femrat mund të preken më shumë se meshkujt nga Depresioni, Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik, etj.

28. Koefiçienti i inteligjencës te meshkujt është disi më i lartë se sa te femrat.

29. Meshkujt kanë një kontroll më të dobët të impulseve se femrat.

Këto ndryshime na ndihmojnë të kuptojmē dallimet dhe në fund duhet të themi se secili është unik në vetvete./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •