KOLLITJA TEK FËMIJËT

Nga: Ismail Lutolli – specialist Pediatër 
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist 
Hematolog ; Onkolog

Vjeshta është një periudhë kritike për shumë sëmundje të organeve të frymëmarrjes.
Dielli I pakët, të ftohtit e papritur ,pastaj prapë kohë e ngrohtë për disa ditë – këto ndryshime janë të favorshme për viruset që sulmojnë organet e frymëmarrjes. Një nga shenjat kryesore të infeksioneve të frymëmarrjes është kollitja, dhe shumicën e rasteve është kollë e “thatë“.
Pra kollitja është një simptomë e ndonjë sëmundjeve eventuale ose një procesi që ështe duke ndodhur në organizëm.
Kolla në shumicen e rasteve kalon vetvetiu, në disa raste mund të shëndërrohet në kollitje koronike zakonisht kur nuk ka marrë trajtimin e duhur.

Më së lehti kollitjen e klasifikojmë në bazë të elmentit kryesor, përmbajtjes së vetë kollitjes :

  1. Kollë e thatë
  2. Kollë me sputum ,përmbajtje
  3. Kollë kronike (zgjate më shumë sesa 5 apo 6 jave)
    Arsyet e kollitjes mund të jenë të shumta :
  • Infeksioni I rrugëve të sipërme të frymemarrjes që janë më së shpeshti të shkaktuara nga viruset. Kjo kollitje mund të shoqërohet me permbajtje dhe me simptoma si sekrecionet nga hunda dhe temperaturat e larta fizike.
  • Reaksione alergjike në organizëm që manifestohen me kollitje e cila mund te zgjasë dhe nuk përcillet me sekrecion apo përmbajtje gjatë kollitjes dhe nuk shoqërohet gjithashtu me temperaturë të lartë.
  • Kollitje që percillet me dhimbje fyti dhe që ndodhë më shumë gjatë orëve të mëngjesit ose në darkë kur fëmija shtrihet për të fjetur.
    Kjo kollë vije si pasojë e refluksit gastroezofageal dhe kolla është një nga problemet që shfaqet.Mund të zgjatë për shumë kohë dhe të percillet edhe me ndezjen e inflamim të rrugëve të sipërme të frymemarrjes.
  • Kollitje që zgjatë mē shumë sesa 4 javë që mund të quajm kollë kronike, mund të jetë për shkaqe te ndryshme.Rezultat I ndonjë semundjeje më serioze por edhe mundësinë e ndonje trupi të huaj në rrugët e frymëmarrjes.
    Tek fëmijët që janë në kopsht ose çerdhe ,shkolla , është e pritshme që në këto ambiente, në të cilat infeksionet transferohen brenda grupeve që ndajnë hapësirën e njëjtë, fëmijët shpesh mund të vijnë në kontakt dhe transmetim të semundjeve virusale.
    Tek kolla kronike zakonisht bëhet fjalë për një sëmundje të dytë si astma,ndezje të shpeshta të bajameve apo eksistimi I refluksit gastroezofageal GERB.

KUR DUHET TË VIZITONI PEDIATRIN ?

Për të qenë në kohën e duhur dhe të trajtuar, është e rëndësishme që më parë të identifikuar kryesore çrregullim, si dhe ekzistojnë probleme të tjera.
Kollitja që zgjat rreth 3-4 ditë ende nuk është shqetësuese, sidomos nëse simptomat e pranishme tregojnë për infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes . Në këtë mënyrë, prindërit duhet të ndërmarrin masat themelore që janë në dispozicion edhe në shtëpi:

  • të bëjë pastrimin e hundes me pika fiziologjike ose pika per hundë pra të ruaj në kontinuitet kalushmerinë e rrugëve te frymemarrjes, t’i bëje uljen e temperatures nëse femiju ka temperaturë, Ti jape sasi te mjaftueshme të lëngjeve fëmijut .

Kolla që zgjatë më shumë sesa 4 – 5 javë
1.nëse kolla është e përcjellë edhe me simptome tjera si :temperature e rritur ,kollë me permbajtje ,dhimbje të përgjithshme,plogështi e femijut atëherë duhet patjetër të kërkohet ndihma e mjekut për të percaktuar qartë problemin kryesor që mund të jetë ndezja e mushkërive apo rrugëve të sipërme të frymëmarrjes .
Duhet bërë disa analiza laboratorike dhe pastaj fëmija të merr terapin adekuate .
2.nëse kolla zgjatë 4 apo 5 javë por që nuk shoqerohet me simptoma tjera përpos kollë e thatë atehere duhet ndermarre disa hapa :

  • Të bëhet vendosja e shtratit të fëmijes në pozicion antirefluks :
  • Nëse edhe përkunder këtij pozicioni problem me kollitjen vazhdon atëherë duhet kërkuar ndihmë profesionale duke bërë diagnostifikimin e shtuar si : pasqyrë gjaku,strisho të hundës dhe fytit dhe testet e alergjisë nëse femija është në moshe mbi 1 vjecare.
    Nëse edhe në keto teste janë vlerat normale ateherë duhet bere RTG të mushkerive dhe eventualisht edhe kontroll shtesë për të përjashtuar prezencën e ndonjë trupi të huaj në rrugët e frymemarrjes.

Mjekimi në kushte shtëpiake :
Pa medikamente !!!!
Akademia Amerikane e Pediatrisë shprehet kundër ilaçeve për kollë dhe të ftohtë për fëmijët nën 6 vjeç sepse studimet kanë treguar se ato nuk funksionojnë tek fëmijët e vegjël dhe mund të kenë efekte anësore fatale.
KESHILLA :

  • Te bëhet vendosja e shtratit te fëmijës në pozicion antirefluks,
  • Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta (jo të nxehta).
  • Lirojeni nga veshja e tepruar dhe bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.
  • Nëse pihet duhan, atëherë në mënyrë pasive “pi duhan” dhe fëmija. Pra perjashtoni çdo mundesi që në dhomën e femiut të pihet duhan .
  • Për fëmijët mbi 12 muaj , një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën 12 muaj ). Më të rriturve, një karamele me mentë.
  • Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj).
  • Nëse mbas kollës vjellë ushqimin, jepini më shpesh dhe në sasi të vogël.
  • Receta dietologjike kundër kollës ( do të publikohen si postim I vecante në ditet në vijim )

Si perfundim : të qenurit prindër është një dhuratë e madhe që Zoti e bëri për njeriun.
Kënaquni me këtë dhuratë dhe bëni përpjekje maksimale që fëmijët tuaj të rriten shëndetshëm. Nuk duhet harruar se pikërisht për një jetë të shëndetshme ka nevojë të madhe për ushqim dijetetik të shëndetshëm duke përfshirë edhe aktivitetin fizik dhe gjumin që janë baza për rritjen e shëndetshme të fëmijëve.
Nëse nuk keni arritur që fëmiun tuaj të ushqeni drejt dhe shëndetshëm dhe ai nuk shton në peshë ose shton më shumë sesa duhet atëherë mos u befasoni nga sëmundjet e njepasnjëshme që mund ti marrë fëmija.
Mos u befasoni se përse kollitet vazhdimisht ose përse vazhdimisht sëmuret. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 1.3K
  •  
  •  
    1.3K
    Shares