Djalit pa martuar i thonë: BEQAR. Vajzës pa martuar i thonë: KA MBETUR NË DERË

Burrat mes tyre BISEDOJNË për gjëra të rëndësishme.
Gratë LLOMOTISIN.
Kur burrat flasin për ngjarjet shoqërore, është LAJM.
Kur flasin gratë është THASHETHEM.
Nëse burri në familje është autoritativ, është KRYEFAMILJAR.
Nëse gruaja është autoritative, I KA MARRË FRENAT NË DORË.
Nëse burri interesohet për gruan e tij, është XHENTËLMEN.
Nëse gruaja interesohet për burrin e saj, është XHELOZE.
Burri 40 vjeç, është në MOSHËN MË TË MIRË.
Gruaja 40 vjeç, është PLAKUR.
Nëse burri është dorëlëshuar,
S’KURSEN PËR FAMILJEN,
Nëse gruaja është dorëlëshuar, NUK DI TË MBAJË SHTËPI.
Burri që flet pak, është ME QËNDRIM,
Gruaja që flet pak, është E FTOHTË E MENDJEMADHE.
Burri që flet shumë, është I HAPUR
Gruaja që flet shumë, është LLAFAZANE !

Mjafton ti shohim fjalët që përdoren, për ta parë ku jemi.!
Arbenita Emini