Hithrat

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë!

Ushqimet sezonale janë ushqimet me te shendetshme për organizmin e njeriut, sidomos ato qe merren vet me dorën tënde dhe drejtpërdrejt nga kopshti.
Hithrat janë bimë barishtore shumëvjeqare dhe rriten deri 2 m. Në bazë te gjerësisë gjeografike te vendit tonë ato janë prezente nga fillimi i pranvesës dhe deri në vjeshtën e vonë. Po te kemi pak kujdes ne çdoherë do i kemi te freskëta duke i korrur në mënyrë qe te rigjenerohen dhe janë “gati“. Rriten në shumë vise sidomos në vendet rurale ka kudo. Hithrat bëjnë pjesë në familjen Urticaceae – Hithrore emri i saj shkencorë është Urtica dioica L.- Hithra.

Vlerat ushqyese te hithrave

Pasiqë hithra është shumë e dobishme është bimë mjeksore. Bimet mjeksore janë ato bimë te cilat në trupin e tyre përmbajnë materje aktive (vepruese) nga te cilat përgaditen medikamente dhe sherbejnë për sherimin e semundjeve te ndryshme. Bimet mjeksore përveq që përdorën në fitoterapi ato mund te perdorën në sasi te medha për melmesa (gjethi i dafinës, hithrat, majdanozi, rozmarini, origano, rigoni etj).
Hithrat janë shumë te përhapura ato përmbajnë klorofil, vitaminë A, B, C dhe D, triterpene, sterole, acide organike, kripëra minerale, flavonoide. Materjet që qarkullojnë në qimet gjendrrore përbëhet prej amineve biogjene (histaminë, serotaninë dhe kolinë).

Perdorimi i hithrave
Shumica nga ne friksohemi nga hithrat, por që ato janë shumë te dobishme për organizmin tonë.
Perdorimi i hithrës ndihmon gjatë gjithë periudhes kur ne e perdorim sepse ndikon në pastrimin e gjakut dhe te semuarit me anemi.
Preferohet që gjatë kësaj kohe te konsumohet sa më shpesh hithra në formë te sallatës, e gatuar me bukë, supë, si erëza te thata te terura pastaj lehtësisht i shtyp (erëzat kanë afinitet të lartë duhet te perdorën në sasi te vogël).

Hithrat mund te perdorën edhe si çaj nga dobitë e shumta që ka mund te pihen 3 gota çaj brenda ditës.

Për shkak te sasisë se madhe te kalciumit hithrat kanë efekt diuretik dhe çaji i hithres shfrytëzohet për mjekimin e ndezjes se rrugëve urinare, parandalon krijimin e gurëve në veshka, çaji i hithres ndihmon edhe për te qenë energjik.

Vlenë te theksohet se perdorimi i hithrave lufton aneminë, ndihmon në semundejt e sheqerit, nxit urinimin, ndihmon në zhvillimin e fetusit te nënat shtatzëna si dhe te nënat gjidhënëse stimulon sasinë e qumështit. Perdorët te semundjet reumatike duke goditur trupin me degë te hithres nxit qarkullimin e gjakut, perdorët kunder semundjeve te lekurës, mjekon plagët, zberthen kelbazën etj. /Familjadheshendeti.com