HIPERTENSIONI – SHTYPJA E LARTE E GJAKUT

Nga Dr.Gojart PLLANA Sps. i Kardiologjise me Angiologji
QKUK/Klinika e Kardiologjise

 

KUR THEMI SE KEMI HIPERTENSION !?

PYETJE : A E MATNI NDONJEHERE SHTYPJEN E GJAKUT?
SA JU DALIN VLERAT DHE SI E TRAJTONI HIPERTENSIONIN ?

Shtypja e larte e gjakut perkufizohet nese vlerat e tensionit arterial jane 140/90mmHg ose me larte. Vlerat me te uleta se 140/90mmHg dhe me te larta se 120/80mmHg quhen “parahipertension” dhe zakonisht pacientet te cilet kane keto vlera dhe nuk kane simptoma apo semundje tjera si semundje te arterieve koronare, diabet apo edhe semundje te veshkave nuk trajtohen me medikamente por iu ipen keshilla mjekesore rreth ushqimit dhe aktivitetit fizik ne menyre qe te tentojme parandalimin e ngritjes se shtypjes se gjakut mbi vlerat kufitare te tensionit arterial. Por duhet pase parasysh se nje tension mbi vlerat 140/90mmHg duhet trajtuar ne menyre qe te parandalojme komplikimet te cilat vine si rezultat i hipertensionit e qe me te shpeshtat jane sulmi ne zemer dhe goditja ne tru.

 

Sipas “American Heart Assocaiation” (AHA), hipertensioni ndahet ne disa kategori:

✅ Tension arterial normal – kur shtypja e gjakut eshte nen 120 me 80 mmHg.
✅ Parahipertension – kur shtypja e gjakut eshte nga 120-139 me 80-89 mmHg.
✅ Hipertension i shkalles se I-re – kur shtypja e gjakut eshte nga 140-159 me 90-99 mmHg.
✅ Hipertension i shkalles se II-te – kur shtypja e gjakut eshte mbi 160-100 mmHg.
✅ Krize hipertenzive – kur shtypja e gjakut kalon 180-120 mmHg, e cila duhet te trajtohet me urgjence.

 

PERFUNDIM

Shtypja e larte e gjakut eshte semundje e fshehte e cila ndryshe njihet edhe si “ Silent Killer” qe do te thote “vrases i fshehte”. Nese keni hypertension ate duhet ta trajtoni gjithmone ne konsultim me kardiologun tuaj. Nese mjeku juaj ju pershkruan barera ju nuk duhet ne asnje menyre ato ti nderpreni pa u konsultuar me te. Pasojat nga shtypja e larte e gjakut jane te medha dhe me kalimin e kohes paraqiten komplikacione dytesore ku preken pothujse te gjitha organet e ne veqanti zemra, truri, enet e gjakut, veshkat dhe syte. Kujdes te veqante duhet pasur qe mos te vie deri te krizat hipertenzive te cilat mund te kene pasoja shume te medha si sulmi ne zemer dhe/ose ne tru.

 

Shpërndaje
  • 49
  •  
  •  
    49
    Shares