Gjakderdhja vagjinale në menopauzë

Nëse një grua nuk ka ndonjë gjakderdhje vagjinale për 6 muaj pas periudhës së saj të fundit, ajo konsiderohet se ka hyrë në menopauzë. Mosha mesatare e menopauzës është 49-50 në vendet e zhvilluara por ka dallime sa i përket vendeve të ndryshme.
Çdo gjakderdhje vagjinale gjatë menopauzës, qofshin ato të lehta ose të rënda, afatshkurtra ose afatgjata, ose në formë të gjakut të kuq ose kafe, është shkak i mjaftueshëm për gratë që të konsultoheni me një mjek sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ti nënshtrohet vlerësimit patologjik dhe definitivisht kontrollohet për shkaqet e mundshme.
Gratë që konsultohen me mjekun i nënshtrohen një ekzaminimi të përgjithshëm, si dhe një ekzaminimi me ultrsonografi transvaginale në mënyrë që të identifikohet shkaku.Trashësia e murit të mitrës është me rëndësi të madhe gjatë ekzaminimit me sondë transvaginale . Trashësia jonormale është e pranueshme në një shkallë të caktuar tek gratë që përdorin estrogjenin. Ndërsa një trashësi deri në 5 milimetra konsiderohet të jetë normale në gratë që nuk përdorin asnjë ilaç, një biopsi endometriale është shumë e rëndësishme për trashësi të endometrit që më shumë se jenë 8 milimetra .
Rreziku i kancerit endometrial është më i lartë për diabetikët, gratë e shëndosha dhe gratë që nuk kanë lindur apo ushqejnë me gji. Prandaj, gjakderdhja është më e zakonshme tek gratë e tilla.
Pavarësisht sasisë, kohëzgjatjes dhe trashësisë së endometrit te gjakderdhjet në menopauzë duhet marrë një biopsi. Rezultatet histopatologjike të biopsisë tregojnë se 95% e rasteve të gjakderdhjes pas menopauzës (jo të perdorimi i medikamenteve) ndodhin për shkak të elementëve beninje, ndërsa 5% e tyre lindin nga kanceri. Biopsia është një procedurë e thjeshtë që merr pak kohë dhe nuk duhet të kenë frikë sepse kryhet nën ndikimin e anestezionit.
Në rastet e kancerit të mitrës,fatëmirësisht gjakderdhja vaginale ndodh në fazat e hershme të tij .

?Prandaj duke u lajmëruar me kohë te mjeku juaj ju shpëtoni jetën!
Edhe njëhere po e përseris se çdo gjakderdhje vaginale gjatë menopauzës, qofshin ato të lehta ose të rënda, afatshkurtra ose afatgjata, ose në formë të gjakut të kuq ose kafe, është shkak i mjaftueshëm që të konsultoheni me një mjek sa më shpejt të jetë e mundur!

Ju dëshirojmë shëndet!

?‍⚕️ Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu gjinekologe obstetre, PhDc