EJA I DASHUR

Nga Jerida Kulla

Eja i dashur,
të xhelozojmë yjet me lojën tonë…
Lëre te lirë pëllumbin të fluturojë
në kuqëlimin e zjarrtë të diellit,
të shkrihet nga zjarri,
të jetësohet si feniksi…
Eja i dashur,
shuaja etjen trëndafilit,
të ndiejë në dejë lëngun magjik të jetës,
të harliset, të lulëzojë
e të të dehë me aromat e parajsës…
Eja i dashur,
të gjejmë njëri-tjetrin
në gjëegjëzën e dashurisë…
Unë fshihem pas figurës,
ti pas tingullit…
Eja i dashur,
të hedhim në pentagram Simfoninë e Dashurisë sonë,
sa edhe Bethoveni e Shuberti të mbeten gojëhapur!
Eja i dashur,
të ngjitemi lart te yjet…
Vullkan le të bëhen lumenjtë tanë… /Familjadheshendeti.com