KUNGULLESHKA USHQIM I RËNDËSISHËM PËR BEBET

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Vlera energjike dhe ushqyese e kungulleshkave tek fëmijët është jashtëzakonisht e madhe. Pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, në vete kungulleshka është shumë e pasur me ujë (93% ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, zink, bakër, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamin C).
E veçanta e tyre është se janë të pasura me fibra dhe mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit.
Kungulleshkat janë burim i mirë për acid folik.

💧Pure nga kungulleshka

Përbërësit:

• 1 kungulleshkë mesatare

Disa pika vaj rapsi

Përgatitja:

1. Kungulleshkës largojani lëvorën. Pastrojeni mirë dhe preni në copëza të njejta.

2. Hidhni kungulleshkën të zihet në avull derisa të zbuten mirë.

3. Pasi të jenë zier, bluhet në blinder.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •