Disa nga shkaqet e depresionit

Nga Argjentina Hadri- Psikologe

Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative, kur flasim për depresionin e mendojmë si diqka madhore por brenda tij si term ka shumë forma të cilat shkaktohen nga problemet të shumta të jetës së përditshme që pa dyshim shfaqin probleme të caktuara,

Nga vjen depresioni?

Njeriu i depresionuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe i mbyllur, ai mund të ketë veshtirë të jetë ne shoqërin e të tjerëve, dhe si rrjedhoj depresioni vije nëpërmjet ndjenjës së frikës, shqetësimeve të brendshme. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për boten e jashtem.
Depresioni vjen kur ka ndryshime të mëdha në jetë; kur njeriu humb njerëz të rëndësishëm të jetës së tij, kur nuk ka energji të mjaftushme për të triumfuar mbi sfidat e jetës, dhe më shumë janë të rrezikuar ata njerëz që janë më intraveres “më të mbyllur” , dhe kanë vazhdimisht mendime negative për vetën dhe vazhdimishtë kane mendime qe nuk mund ta përfundojn punen qe kanë filluar, kur kërcenohen apo dhunohen fizikisht ose psikologjikisht. Ka njerëz që kalojnë në depresion edhe kur u bëhen padrejtësi.
Disa njerëz kanë tendencë që të bie ne depresion me lehtë se të tjerët kjo mund të jetë si pasojë e faktorëve gjenetike dhe e karakterit te vetë njeriut.

Cilat janë disa nga simptomat e depresionit?

Depresioni ndikohet në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm.
Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë:
– ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të pa dobishëm.
-të jenë të angazhuar me mendime negative/pesimiste
-të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjërat pa nevojë
-ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
-të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës.

Si trajtohet depresion

Njeriu në qoftë se kalon një fazë depresive pa dyshime që duhet të kerkoj ndihmë tek profesionistet e kësaj fushe siq janë psikologët këshillues, klinik dhe në qoftë se gjendja e tij është e rënduar duhët të kerkojë ndihme dhe tek mjek psikiatër, depresioni zakonosht menagjohet në kujdesin parësor, nëpërmjet ilaqeve kundër depresive në qoftë se gjendja psikologjike është e renduar pa dyshim referohet sherbimet psikologjike përkatëse. /Familjadheshendeti.com