Dhimbja e gjoksit tek të semurë më diabeti melit

Dr. Ibadete Bytyçi, MD, Interniste-Kardiologe, PhD kandidat

Diabeti melit (diabetes melitus) është sëmundje kronike progresive, që karakterizohet me hiperglikemi dhe çrregullime metabolike të karbohidrateve, proteinave dhe lipideve, si pasojë e mungesës absolute ose të pjesshme të prodhimit të insulinës. Është njëra nga problematikat më të rëndësishme metabolike, për shkak të atakimit të organeve të shumta, si dhe për shkak të incidencës së lartë.

Komplikimet e diabetit. Diabetes melitus është një sëmundje kronike me komplikime të shumta. Komplikimet kryesore të diabetit janë: retinopatia diabetike (dëmtim i syrit), neuropatia diabetike (dëmtim i rrugës nervore), nefropatia diabetike (dëmtim i veshkave) dhe shputa diabetike.

Diabeti dhe zemra

Një komplikim shumë i shpesht tek të sëmurët me diabet, që shpesh është edhe shkaktari i vdekjes, është dëmtimi i enëve të gjakut të zemrës, që shpie në sëmundje iskemike të zemrës dhe sulm në zemër.

Të sëmuret me diabet janë më të rrezikuar për të vuajtur nga sëmunda iskemike e zemrës (ngushtim i enëve koronare apo enëve të zemrës) dhe infarkti akut apo sulmi në zemër.
Dhimbja ne gjoks si pasoje e semundjes iskemike te zemres, ka intenzitet te ndryshem ne varesi nga shkalla e ngushtimit te enes se gjakut apo mbyllja e saj:

Zakonisht tek infarkti akut, dhimbja e gjoksit është e fortë, shtrënguese, me kohëzgjatje >25 minuta dhe e shoqëruar plogështi, djersitje ose edhe humbje vetëdijes.
Tek te semuret me diabet si rezultat i demtimit te perçimit nervor, zvogëlohet ndjesisa e dhimbjës, andaj edhe dhimbja nga infarkti akut i miokardit mund të jetë e një intenziteti te ulët.

Theksim: Shpesh të sëmuret me diabet gjatë kërkimit të ndihmës mjekësore, pohojnë që kishin dhimbje para 2-3 ditë, por që ishte e lehtë, ka kaluar shpejtë dhe nuk e ka parë të arsyeshme që të kërkoj ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve imazherike, shpesh tek këta të sëmurë detektohët sëmundje serioze e enëve të gjakut të zemrës ose ai tashme ka kaluar një sulm në zemër dhe nekroza e muskullit të zemrës ka filluar të zhvillohet ose vetem së është zhvilluar (duke humbur kështu kohën e artë për të intervenuar me angiografi dhe për të shpëtuar muskulin e zemrës).

Kujdes:

Të sëmurët me diabet, NUK duhet të neglizhojnë dhimbjën në gjoks edhe nëse ajo është e një intenziteti të ulët, por të kërkojnë ndihmë mjekësore;
Menaxhimi i rregullt i glikëmisë do parandaloj komplikimet e diabetit;
Ushqimi dietik dhe aktiviteti fizik, po ashtu do parandaloj komplikimet dhe do rrisin cilësinë e kualiteti jetësor të tyre, si dhe
Konsulta të rregullta tek specialistët. /Familjadheshendeti.com