Dedikuar gruas shtatzënë…

Një nënë që sapo kishte lindur më kishte shkruar dhe kërkonte ndihmë nga unë rreth një produkti ndaj strijave që i ishin formuar në shtatzëni, më dërgoi fotografi ti shoh pamjet e trupit të saj para dhe pas shtatzanisë, ndryshimet ishin shumë të mëdha.

Gjersa e ndihmova, u thellova në mendime se sa ndryshimet përjeton trupi i gruas gjatë shtatzënisë, sa madhështore është qenja nënë dhe sa e ëmbël është pritshmëria e saj përgjatë 9 muajve…

Pa pikë modestie them se sa e mrekullueshme është krijesa nënë… ajo që nga trupi i saj del një krijesë që ja zbukuron botën, del një krijesë që në shikimin e parë ndeshës mes tyre, sikur i thonë njëri tjetrit se TI je mrekullia që prisja kaq kohë ta shihja…

Sa e mahnitshme është një grua shtatzënë, e cila përkundër mundimeve dhe të përzierave të vazhdueshme, asnjëherë nuk dorëzohet deri të sheh fytyrën e shumëpritur dhe ndjenjën e pahararruar, ndjenjë e cila saherë të kujtohet, të mbushen sytë me lot…

Sa e bukur është një nënë, bashkë me strijat e formuara, ngaqë trupi i saj me çdo qelizë e ka përjetuar dhe ka ndryshuar për të sjellë në jetë krijesën më të dashur…fëmijën e saj…

Sa e bukur është një nënë bashkë me plagën e prerjes cezariane, ngaqë ajo plagë e hapur thellë, ishte vetë sakrificë e saj për të marrë në krahë të shumëpriturin e saj…

Andaj, asnjë grua të mos ndihet keq për ndryshimet në trupin e saj, ngaqë ato janë pjesë e sakrificës së nënës, janë pjesë e ëmbëlsisë së shtatzënisë, janë pjesë e përjetimeve tona të paharruara, janë gjurmët e fëmijëve tanë në trupat tonë edhe pas lindjes së tyre…

Uroj që çdo femre në botë t’ja mundësojë Zoti ndjenjën më të bukur, atë të të bërit NËNË!

Me dashuri:
Laureta, nëna e Emires dhe Sumejes! /Familjadheshendeti.com