“S’mund t’ja jap fëmijës tim këtë shurup, sepse në fletëudhëzim shkruan që nuk bën të mirret nën moshën 3 vjeçare”

Pak më parë, një prind teksa mori barnat e përshkruara me recetë ( fëmija 2.5 vjeç) nga ana e mjekut, në të cilën kishte të përshkuar një analgjetik dhe një shurup me përmbajtje brusnice, pas 1 orë kthehet të më kthejë shurupin e brusnicës, ngaqë shkruan që nuk bën të ipet tek fëmijët nën 3 vjeç!

Përkundër shpjegimeve që i ofrova, asesi nuk bindej që t’ja jap fëmijës së tij shurupin si parandalim ndaj infeksioneve urinare ndërsa si këmbim kërkoi një diklofenak supozitor, i cili jipet me recetë të mjekut!

Prindër të nderuar, duke qenë edhe vet prind e di që kërkoni më të mirën për fëmijën tuaj, e di që doni ta mbroni fëmijën tuaj, por në raste të tilla besojuni profesionistëve mjekësorë (e di që kemi shumë mangësi), kërkoni këshilla shtesë nga ta, por duke dashur të mbroni fëmijën tuaj, mund ta dëmtoni atë.

Gjithashtu, ju këshilloj që ti ruani fëmijët edhe nga kequshqyerja, pijet energjike që shpeshherë vijnë me to në dorë, nga të gjitha ato gjëra që çojnë në dëmtim të shëndetit, dëmtim i cili pastaj kërkon mjekim me barna, të cilat refuzoni ti merrni.

Më mirë është të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë!

Sqarim: Kur e shkruan mjeku një bar, ai ka parë benifitet e atij bari ndaj mjekimit të një sëmundjeje të caktuar, parandalimit të saj etj, kundrejt rreziqeve që mund të ketë ai bar në pacientin!

Me respekt:
Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi Farmaciste /Familjadheshendeti.com