Shkruan: Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në trupin tonë, ajo gjendet në kockat, muskujt, lëkurën dhe ligamentet tona.

Kolagjeni endogjen është kolagjen natyral, i sintetizuar nga trupi. Kolagjeni ekzogjen është sintetik. Ai vjen nga një burim i jashtëm, si dhe nga suplementet.

Kolagjenit endogjen ka një numër funksionesh të rëndësishme në organizmin tonë. Përkeqësimi dhe zbrazja e depove të kësaj proteine, lidhet me një varg problemesh shëndetësore.

Kolagjeni ekzogjen përdoret për qëllime mjekësore dhe kozmetike, duke përfshirë riparimin e indeve të trupit.

Kolagjeni ndodhet në të gjithë trupin tonë e sidomos në lëkurën, kockat dhe indet lidhëse.
Prodhimi i kolagjeni bie me moshën dhe ekspozimin ndaj faktorëve të tillë si pirja e duhanit dhe drita UV (rrezet ultravjollcë).

Kremrat kozmetike që pretendojnë të rrisin nivelet e kolagjenit në organizmin tonë, nuk kanë gjasa ta bëjnë këtë, pasi molekulat e kolagjenit janë shumë të mëdha për tu absorbuar përmes lëkurës!

Kolagjenit sekretohen nga qeliza të ndryshme, por kryesisht nga qelizat e indit lidhës.

Me kalimin e moshës, kolagjeni dobësohet duke çuar në rrudha dhe probleme të kërcit.

Në dermë, ose në shtresën e mesme të lëkurës, kolagjeni ndihmon në krijimin e një rrjeti fijor të qelizave të quajtura fibroblaste, mbi të cilat mund të rriten qelizat e reja. Ai gjithashtu luan një rol shumë të madh në zëvendësimin dhe restaurimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

Disa kolagjene veprojnë si mbulesa mbrojtëse për organet jetike në trup, siç janë veshkat.

Me kalimin e viteve (me shtyerjen në moshë), trupi ynë prodhon më pak kolagjen. Integriteti strukturor i lëkurës bie, formohen rrudhat në lëkurë, si dhe dobësohet struktura e eshtrave.

Femrat përjetojnë një reduktim të madh në sintezën e kolagjenit pas kohës së menopauzës.

Deri në moshën 60 vjeçare, është normale rënia e konsiderueshme në prodhimin e kolagjenit.

Përdorimi
Përdoret gjerësisht në mjekësi dhe kozmetikë.

• Përdoret si:
– Mbushës për lëkurë
-Injeksione kolagjeni mund të përmirësojnë konturet e lëkurës.
Mbushësit që përmbajnë kolagjen mund të përdoren në mënyrë kozmetike për të hequr rrudhat nga fytyra. Ajo gjithashtu mund të përmirësojë plagët, nëse nuk kalohet një kohë e gjatë pa trajtimin e plagës me kolagjen.

– Veshja e plagëve
Kolagjeni mund të ndihmoj në shërimin e plagëve, duke tërhequr qeliza të reja të lëkurës në siperfaqen e tyre, pra duke bërë rigjenerimin e lëkurës në vendin ku ndodhet plaga.

Veshjet e kolagjenit nuk rekomandohen për djegie të shkallës së tretë ose tek pacientët të cilët mund të jenë alergji ndaj produkteve me origjinë nga lopët.

– Trajtimi i osteoartritit
Shtojcat e kolagjenit ose formulimet me kolagjen, mund të ndihmojnë në trajtimin e osteoartritit.

– Rigjallërimi i lëkurës
Shumë produkte që përmbajnë kolagjen, duke përfshirë kremrat dhe pluhurat, pretendojnë të ringjallin lëkurën duke rritur nivelet e kolagjenit brenda trupit.

Megjithatë, kjo nuk ka mundësi të ndodhë, pasiqë molekulat e kolagjenit janë shumë të mëdha për tu absorbuar përmes lëkurës.

Çdo përfitim është për shkak të efekteve hidratuese të këtyre produkteve. Ato nuk rritin direkt nivelin e kolagjenit.

•Parandalimi i humbjes së proteinës kolagjen

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë trupin të prodhojë kolagjen.

Burimet ushqimore që mund të mbështesin formimin e kolagjenit, përfshijnë:

Proline: Në të bardhën e vezës, mish, djath, sojë dhe lakër.
Anthocianidet: Në manaferra, boronica, qershi.
Vitamina C: Në portokall, luleshtrydhe, speca dhe brokoli.
Bakri: Në arra, mish të kuq, dhe në ujë të pijshëm.
Vitamina A: Ndodhet në ushqimet e kafshëve dhe në ushqimet bimore si beta-karotene.

•Cilët faktorë e dëmtojnë proteinën kolagjen:

Disa faktorë mund t’i zbrazin nivelet e kolagjenit brenda trupit tonë. Shmangia e tyre mund ta mbajë lëkurën të shëndetshme për kohë më të gjatë.

– Konsumi i lartë i sheqerit
– Pirja e duhanit: 
Shumë kimikate të pranishme në tymin e duhanit dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën në lëkurë.
Nikotina gjithashtu ngushton enët e gjakut në shtresat e jashtme të lëkurës. Kjo komprometon shëndetin e lëkurës duke zvogëluar shpërndarjen e ushqyesve dhe oksigjenit në lëkurë.

– Rrezet e diellit:
Rrezet ultraviolet (UV) në dritën e diellit janë shkaktare për prishjen më të shpejtë të kolagjenit.

Rrezet UV në rrezet e diellit, dëmtojnë kolagjenin në dermë, dhe lëkura rindërtohet gabimisht, duke formuar rrudha.

– Çrregullime autoimune: 
Disa çrregullime autoimune krijojnë antitrupa për të synuar kolagjenin.

– Procesi i plakjes bën që nivelet e kolagjenit të zhduken natyrshëm gjatë kalimit të kohës. Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar këtë.

•Si ta ruajmë nivelin e kësaj proteine?
Shmangia e duhanit dhe ekspozimi i tepërt i diellit dhe ndjekja e një regjimi të shëndetshëm diete dhe stërvitjeje, mund të ndihmojë në reduktimin e plakjes së dukshme dhe të mbrojtjes së kolagjenit, duke mbajtur lëkurën, kockat, muskujt dhe nyjet e shëndetshme për më gjatë.

Efektet anësore gjatë përdorimit të kolagjenit:

– Nivelet e larta të kalciumit ose hypercalcemia mund të ndodhë si efekt anësor i mundshëm gjatë përdorimit të shtojcave të kolagjenit. Tabletat e kolagjenit që vijnë nga burime detare, përmbajnë sasi të larta të kalciumit, të cilat mund të rrisin ndjeshëm nivelet e kalciumit te personat që janë duke përdorur kolagjen në formë suplementi.

Sasia e madhe e kalciumit në organizëm shkakton kapsllëk, dhimbje kockore, lodhje, vjellje dhe ritme të parregullta të zemrës.

Marrja e shtojcave të kalciumit së bashku me këtë lloj të tabletës së kolagjenit duhet të bëhet me kujdes.

– Reaksionet e hipersensitivitetit mund të rezultojnë si efekte anësore të marrjes së shtojcave të kolagjenit. Reagimet e mbindjeshmërisë gjatë përdorimit të kolagjenit ndodhin si një reagim jonormal i sistemit imunitar kundër alergjeneve, siç janë ushqimi, barnat dhe shtesat. Shtojcat e kolagjenit që vijnë nga peshqit shell dhe burime të tjera detare mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

– Disa shtesa të kolagjenit oral, mund të lënë shijen e keqe në gojë. Shtojcat e kolagjenit të formuluara nga burimet detare, zakonisht kanë një shije dhe erë të pakëndshme që nuk është shumë e favorshme për shumicën e pacientëve. Pirja e lëngjeve të frutave së bashku me këtë lloj shtojce të kolagjenit oral, mund të maskojë shijen e pakëndshme. Lëngje frutash acidike të tilla si portokalli, molle, rrushi dhe domate, mund të ulin fuqinë vepruese të shtojcave të kolagjenit, prandaj ato duhet të shmangen. /www.familjadheshëndeti.com

Shpërndaje
  • 214
  •  
  •  
    214
    Shares